Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit është ndër të paktët emra që nuk është lakuar në media për lidhjet e tij të dashurisë.
Por mesa duket kohët e fundit diçka e re po ndodh me jetën e tij private. Etriti ka filluar të postojë foto me një vajzë bukuroshe brune që mesa duket është e dashura e tij.
Foton e parë ai e ka postuar për Vitin e Ri, të cilën e kishte shoqëruar me disa ‘emoji’ të një çifti. Ndërsa fotoja më e fundit është ajo që tërhoqi më shumë vëmendje.

Këtë foto ai e kishte shoqëruar me mbishkrimin: “Jam shumë me fat dhe krenar që të kam ty zemrush”.
Nga këto shenja është e sigurt që diçka po ndodh midis tyre, edhe pse nga Etriti ende nuk ka një konfirmim./revistawho.com








