Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

EUROSTAT: Shqipëria u plak me ritme më të shpejta se BE, në dekadën e fundit

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
EUROSTAT: Shqipëria u plak me ritme më të shpejta se BE, në dekadën e fundit

Numri i të moshuarve mbi 80 vjeç është rritur në Shqipëri me ritme më të larta se në Bashkimin Europian gjatë dekadës së fundit.





Sipas një publikimi të posaçëm të Eurostat, numri i të moshuarve mbi të 80-at është rritur me 58% në Shqipëri nga viti 2004 deri më 2015, ndërsa në Europë, numri i kësaj grup-moshe është rritur me 38%.

Eurostat thotë se, popullsia mbi 80 vjeç arriti në 27 milionë banorë në fillim të 2015-s nga 19.7 milionë  që ishin më 2004. Ndërsa në Shqipëri, popullsia mbi 80 vjeç arriti në mbi 64 mijë persona në 2015 nga rreth 40 mijë që ishin më 2014. Gjithsesi, në totalin e krejt popullsisë në Shqipëri, 80-vjeçarët kanë një peshë më të ulët.  Në BE, kjo grup-moshë zuri në vitin 2014, 9.5% të totalit të popullsisë ndërsa në Shqipëri, kjo grup-moshë zuri 2.3% të totalit të popullsisë.


Eurostat vëren një rritje të numrit të të moshuarve në të gjitha vendet e BE. Më 2015, një në çdo 20 persona që jetojnë në BE ka qenë rreth moshës 80 vjeç ose mbi këtë moshë. Gjithashtu, Eurostat arsyeton se, plakja e strukturës së popullsisë është pjesërisht, si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë, e cila u rrit nga 8.4 vjet në vitin 2004 në 9.5 vjet në vitin 2014. Femrat përbëjnë ende rreth dy të tretat e personave të moshuar në BE. Ky mbipërfaqësim i grave në mesin 80-vjeçarëve ose më shumë vihet re në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, që festohet çdo vit më 1 tetor, Eurostat (zyra e statistikave të Bashkimit Europian) publikon indikatorët demografikë për të moshuarit që jetojnë në BE.

Njerëzit e moshës 80 vjeç në vitin 2014 mund të jetojnë së paku 1 vit më shumë se në Francë, e ndjekur nga Spanja (10.4 vjet), Luksemburgu (10.1 vjet) dhe Italia (10.0 vjet).

Në anën e kundërt të shkallës, jetëgjatësia është ulët për moshën 80 vjeç në Bullgari (7.0 vjet), Rumania (7.6 vjet), Kroacia (7.7 vjet), Hungaria dhe Sllovakia (të dyja 7.9 vjet). Kjo do të thotë se ekziston një hendek 4-vjeçar në të gjithë BE-në.

Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11% ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj. Arsyet lidhen me uljen e fertilitetit dhe emigracionin e rritur./ Monitor

Tags: plakjaShqiperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Next Post
Këshilla për të mos u humbur: A i njihni nevojat e vaginës suaj?

Këshilla për të mos u humbur: A i njihni nevojat e vaginës suaj?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera