Këngëtari rumun Ovdiu Anton, i cili përfaqëson vendin e tij në Eurovizion, kishte menduar një performancë tepër provokative për këngën e tij. Ai do të vinte në skenën prestigjioze të festivalit Europian i rrethuar nga disa ujqër, duke kërcyer dhe kënduar krejtësisht lakuriq. Mesa duket organizatorët e festivalit europian nuk do t’ia bëjnë të mundur realizimin e kësaj ideje. Arsyeja?!
Televizioni kombëtar i Rumanise nuk ka kryer pagesat për këtë festival që nga viti 2007 duke hyrë në histori si shteti i parë që përjashtohet nga kjo garë.