Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Eva Murati flet për rikthimin në televizion: Kam marrë shumë brryla, xhelozi dhe inate

27/07/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Eva Murati flet për rikthimin në televizion: Kam marrë shumë brryla, xhelozi dhe inate

Moderatorja sportive Eva Murati ka ndarë me publikun shumë të pathëna si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga jeta personale. E ftuar në Abc e Mëngjesit, ajo është shprehur se mezi po pret rikthimin në televizion me nisjen e Champions League.





“Më ka marrë malli, me zor po pres të rikthehem më 7 gusht fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions Leagues. Më pëlqen pasi champions është elita e futbollit. Më pëlqente fillimi fare që njerëzit reagonin si ka mundësi që bëre këtë zgjedhje se ishe të spektakli. Më pëlqenin reagimet pozitive që bëra këtë ndryshim. Rregullat janë bërë për tu thyer. Më pëlqen që servir te publiku diçka të re”, tha Eva. Më tej, ajo theksoi se pagesa në diferencë mes femrave dhe meshkujve është një problem në të gjithë botën.

“Problem universal në të gjithë botën puna e pagesës. Për këtë flasin të gjitha ikonat e botës. Këtu në Shqipëri ndihet më shumë, pavarësisht se e themi që femrat duhet të përpiqen më tepër, sa më shumë, të marrin poste drejtuese”, u shpreh moderatorja.


Eva ka treguar se gjatë karrierës ka marrë shumë brryla, që vazhdon t’i shoh edhe sot. Por që sipas saj ka të bëjë familja ku je rritur.

“Brryla kam parë, i shoh ndoshta edhe sot e kësaj dite kur nuk i pres. Kur je e vogël i sheh më shumë. Varet nga mjedisi familjar ku je rritur. Mendoj që kur rritesh me një mjedis familjar me shumë dashuri , me shumë mbështetje, ty as të shkon ndërmend t’i bësh keq tjetrit, ose ta ulësh tjetrin apo të bësh diçka. Ndërkohë që nëse rritesh pak me inat, me sforco, xhelozi, duke e parë tjetrin, vetvetiu të vjen të bësh keq. Sepse ashtu janë mësuar, nuk e koncepton si diçka të gabuar atë, po si një mënyrë jetese. Kështu që unë vija nga një familje shumë ndryshe të cilët nuk më kanë përkrahu shumë këtë rrugën time në televizion, pavarësish se ka qenë dëshira ime, të cilën e nisa në një moshë shumë të re. Kështu që e kam hasur”, përfundoi bukuroshja.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Era Istrefi rikthehet me muzikë shqiptare, ja reperi i njohur me të cilin po bashkëpunon

Era Istrefi rikthehet me muzikë shqiptare, ja reperi i njohur me të cilin po bashkëpunon








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera