Eva Murati ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, në një program që i ishte dedikuar qytetit të saj të lindjes, Elbasanit.
Eva ka treguar që ka lindur në Elbasan, por është larguar nga ai qytet për t’u zhvendosur në Tiranë pas 6 vitesh. Megjithatë ende ruan kujtime shumë të bukura nga jeta atje.
View this post on Instagram
Dedikuar qytetit të saj të lindjes, moderatorja e njohur ja mori edhe këngës në ‘Soiree’. Ajo zgjodhi të performojë ‘Vajta në Elbasan’ e shoqëruar nga Alar Band. Kjo është hera e parë që Evën e kemi parë të shfaqë këtë talent të sajin dhe dëshirën për të kënduar. Siç duket, vendlindja nxjerr më të mirën nga Murati./revistawho.com