Dasma e Marinës dhe Getoarit ka qenë një nga më të përfolurat e këtij viti. Ceremonia që zuri vend më 10 shtator në Gjirin e Lalëzit, ishte madhështore dhe plot harmoni. Evi Reçi ka qenë një nga ftuarat e pranishme jo vetëm në rolin e kushërirës por dhe të këngëtares që dhuroi një performancë të mrekullueshme për të ftuarit. Por për nusen, Evi ka dy fjalë të mbushura plot dashuri: “Nëse do doja të kisha një motër do e kisha pikturuar me portretin dhe shpirtin tënd. Jam e lumtur që isha pjesë e ditës tënde më të rëndësishme poçi. Kam vetëm një porosi: Ji e lumtur, se e meriton.”/revistawho.com