Pasditen e sotme në ekranin e ‘Vizion Plus’ në programin e pasdites nën drejtimin e Evi Reçit, do të japë për herë të parë një intervistë në emosionet shqiptare, astrologia e njohur, Susan Miller. Lajmi është zbuluar nga vetë faqja e emisionit, e cila ka treguar se Miller do të flasë për astrologjinë, jetën e saj dhe horoskopin e vitit në të cilin jemi, 2021.
“EKSKLUZIVISHT! Per here te pare ne nje interviste per mediat shqiptare Astrologia me fame boterore, SUSAN MILLER!
Nje rrefim per jeten e saj, astrologjine, per horoskopin e vitin 2021 dhe kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit bazuar ne shenjat e zodiakut (Gaforre : Edi Rama, binjaket: Lulzim Basha, Dashi: Monika Kryemadhi)”, shkruhet në videon në ‘Instagram’.
View this post on Instagram
Duke qenë se Miller është një nga zërat më të dëgjuar përsa i përket astrologjisë, me siguri kjo intervistë do të ketë vëmendjen maksimale nga të gjithë ata që besojnë në horoskop dhe janë kureshtarë për vendosjen e planeteve, ndikimin e tyre në jetën personale dhe ç’mund të presin nga muajt e tjerë të 2021-it. Sytë dhe veshët katër!/revistawho.com








