Gocat janë bërë bashkë. Për kë e kemi fjalën, për ato që mbledhin çdo cep të botës dhe e bëjnë një. Teksa disa javë më parë, Angelën, Bleonën, Xhesikën dhe Kleonikin i pamë në një videotelefonatë në “Facetime”, tani të katërta janë bërë bashkë. Në një foto në “Instagram”, Angela shkruan “🇦🇱 Girls” dhe sigurisht që mes vajzave shqiptare ka vend për bisedë të ngrohtë, buzëqeshje dhe ndoshta dhe ca “sekrete”. Asnjë kilometër nuk shpreh largësi kur shpirti të mban afër, ashtu si janë katër vajzat tona shqiptare.









