Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël! 02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh! 02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin… 02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën 02/02/2026
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”! 02/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Faji i vetëm i Emmanuelit është që është më i vogël se unë”, Brigitte Macron flet për herë të parë për diferencën 25 vjeçare me presidentin francez

10/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Faji i vetëm i Emmanuelit është që është më i vogël se unë”, Brigitte Macron flet për herë të parë për diferencën 25 vjeçare me presidentin francez

Zonja e Parë e Francës, flet për herë të parë rreth detyrimeve të saj të reja dhe hendekun 25-vjeçar mes saj dhe të shoqit. Brigitte Macron është në këtë numër, në kopertinën e revistës “Elle”, në Francë. Intervista e 64-vjeçares e veshur me një xhaketë Dior dhe xhinse Saint Laurent, do të jetë ndoshta më e lexuara e muajit shtator, sepse flet për herë të parë për martesën me bashkëshortin 39- vjeçar, Presidentin Emmanuel Macron.





“Faji i vetëm i Emmanuelit është që është më i vogël se unë”, shpjegon Brigitte që në fillim. “Kur lexoj komentet e ndryshme që bëhen rreth nesh, më krijohet përshtypja se jam duke lexuar për historinë e dikujt tjetër… Historia jonë është kaq e thjeshtë! Nëse nuk do të kisha zgjedhur këtë martesë, do të kisha humbur shumë në jetë. Me Emmanuelin kam shijuar gjithë gjërat e jashtëzakonshme që më kanë ndodhur dhe gjithnjë kam menduar, cila do të jetë aventura e radhës?! Prej 20 vitesh është e njëjta gjë”. Brigitte dhe Emmanuel janë martuar në 2007 dhe janë njohur kur ajo ishte mësuesja e tij. Brigitte Macron ka folur gjithashtu për rolin e saj në Pallatin Elysée, pavarësisht kundërshtive publike që i janë bërë për të mbajtur ose jo titullin zyrtar të Zonjës së Parë. Sipas asaj që pohon vetë, vazhdon të jetë e paqartë për gjithë këtë nervozizëm e trazirë që po krijon marrëdhënia e saj me të shoqin. Gjatë fushatës, Emmanuel Macron pati thënë se do të krijonte një status zyrtar për Zonjën e Parë, por jo shumë ditë larg, në Pallatin Elysée mbërriti një peticion me 314.000 rma që kërkonte të mos ishte Brigitte Zonja e Parë e Francës. Firmëtarët nuk donin që gruaja e presidentit të kishte përfitime financiare nga të ardhurat e tyre. Brigitte ka folur në revistën “Elle” edhe për këtë. “Statusi im nuk do të vendoset nga ligji por nga transparenca”- populli francez do të informohet haptazi për të gjitha ato që do bëj, kostot, njerëzit në shërbim e gjithçka tjetër. “E rëndësishme është që të gjitha gjërat të jenë të hapura. Unë do të kem një rol publik dhe gjithçka, të gjitha aktivitetet e takimet e mia do të publikohen në faqen e pallatit, kështu që Franca do të dijë gjithnjë se çfarë jam duke bërë”, ka thënë Brigitte. E pyetur nëse ishte e papritur për të të gjendej në Pallatin Elysse, Macron ka thënë: “Jam e mësuar me gjërat e jashtëzakonshme që më kanë ndodhur dhe vazhdojnë të më ndodhin duke qenë afër Emmanuelit. Mendoj gjithnjë cila do të jetë aventura e radhës. Historia jonë është e thjeshtë… sigurisht, kur hamë mëngjes bashkë unë jam me rrudha; ai është i ri dhe i freskët, por kështu janë gjërat. Nëse nuk do të kisha bërë zgjedhjen për të qenë me të, do të më kishin munguar shumë gjëra nga jeta”, ka shtuar Brigitte Macron. Aktualisht çifti është duke pushuar në një vilë private në Marsejë. /Burimi ”Panorama Online


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën
Breaking News

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën

02/02/2026
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”!
Breaking News

Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”!

02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
Next Post
Lidhja me Arbër Çepanin, flet më në fund ish-Missi shqiptar

Lidhja me Arbër Çepanin, flet më në fund ish-Missi shqiptar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera