Sot më 31 tetor në botë festohet Halloween. Kjo festë vitet e fundit po festohet edhe në Shqipëri, prandaj me këtë rast ju sjellim disa fakte.
Halloween, në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.
‘Samhainophobia’ është frika për festën e ‘Halloween’.
Halloween ndryshe quhet nata e shtrigave, ose fundi i stinës së verës.
Në festën e ‘Halloween’ njerëzit bëjnë shumë shpenzime. Pas Krishtlindjeve kjo festë mban vendin e dytë për blerje.
Për këtë festë shiten dy herë më shumë ëmbëlsira se për “Shën Valentin”.
Kungulli më i madh në botë që është rritur për festën e Halloween ka peshuar 379kg , në vitin 1993.
“Hallow” vjen nga një mbiemër anglisht i vjetër që do të thotë “i shenjtë”, ndërsa “eve” i referohet mjedisit të mbrëmjes. ‘All Eve Hallows u shkurtua në “Halloween” në shekullin XVI.








