Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Faktet që çuan në dyshimet mbi shtatzëninë e Elvana Gjatës

20/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Faktet që çuan në dyshimet mbi shtatzëninë e Elvana Gjatës

Të gjithë flasin për “zhdukjen” nga qarkullimi të Elvana Gjatës, dhe anulimin e të gjitha koncerteve verore, për faktin se ajo është shtatzënë. Lajmin bombastik për këngëtaren e njohur, e cila është nën menaxhimin e Flori Mumajesit dhe Andi Islamit, e publikoi faqja “Vipat e Bllokut”, duke shkruar se Elvana është shtatzënë. Nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë, por mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të bëhet nënë së shpejti, ndërkohë që ajo vetë ka vendosur të heshtë, duke mos dhënë asnjë informacion shtesë rreth jetës së saj private. Ndërkaq, menaxheri i “Threedots”, Islami, i ka përgënjeshtruar thashethemet mbi shtatzëninë e artistes, duke u shprehur: “Budallallëku i radhës. Asgjë s’është e vërtetë. Nuk është as për prononcim, aq pa lidhje është”. Por ky lajm që qarkulloi në të gjitha portalet online, kishte kohë që komentohej në rrethin e artistes, sipas një historie që Elvana po bëhet nënë nga lidhja e re me një djalë të pasur. Dyshimet për të mësuar më shumë se ç’po ndodhte me jetën e 29-vjeçares, lindën pasi ajo vendosi të anulonte të gjitha koncertet e verës, diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë dhe që, pa dyshim, mund ta ketë bërë e kushtëzuar nga një arsye e fortë. Por për ta ngatërruar paksa publikun, Elvana kishte përgatitur për fansat e saj një surprizë. Në momentin që të gjithë mendonin se përveç anulimit të koncerteve, po bënte pauzë edhe me klipet për arsye të panjohura personale, artistja ia behu me klipin e ri me titull “Njësoj”, në imazhet e të cilit u shfaq herë si Rihanna dhe herë si Drake. Me një pamje mjaft të kuruar, dhe në kulmin e elegancës, Elvana kishte zgjedhur kombinimin e një fundi të gjatë në ngjyrën pink me një bluzë të shkurtër. Nuk dihet ekzaktësisht se kujt ia dedikonte këto vargje të trishtuara dashurie, ndërkohë që thuhet se xhirimet e klipit janë bërë kohë më parë nga këngëtarja, kur ishte në formën më të mirë fizike. Ndërkaq, burimet të afërta të Elvanës kanë njoftuar se ajo po përgatitet që të dalë hapur me deklarime për rikthimin dhe mbi të rejat në fillim të muajit shtator.





elvanana1


Tags: elvana gjatashtatzenia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Next Post
Tre kandidatët për drejtorin e TKOB, garojnë Josif Gjipali, Agim Hushi dhe Petrit Hajro

Tre kandidatët për drejtorin e TKOB, garojnë Josif Gjipali, Agim Hushi dhe Petrit Hajro








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera