Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Faktet rreth Shpalljes së Pavarësisë që duhet të njohë çdo shqiptar!

28/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Faktet rreth Shpalljes së Pavarësisë që duhet të njohë çdo shqiptar!

28 dhe 29 nëntori janë dy data shumë të rëndësishme për mbarë kombin shqiptar. Teksa festohet dhe të gjithë kujtojmë të shkruajmë pak fjalë për Shqipërinë tonë, mbase harrojmë pak nga faktet që të gjithë duhet të njohim rreth pavarësisë së shtetit. Më poshtë janë të listuara faktet më të rëndësishme për këto data të shënuara që të gjithë duhet t’i njohim!





  1. Shqipëria është vetëshpallur e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.
  2. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.
  3. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. 
  4. Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën Durrësi, Tirana dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini dhe Lushnja.
  5. Më 28 nëntor 1912, në orën 14:00, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare.
  6. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mit’hat Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Vërlaci etj.
  7. Në dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë ndër të tjera thuhej: “…Shqipëria më sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”.                                             
  8. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës ishte shpallja e Pavarësisë shqiptare, sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Gjithashtu u vendos lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të sapoformuar jashtë kufijve të tij administrativë./revistawho.com

 


Tags: 28 nentori29 nentorifakte historikefestaflamuripavaresia e shqiperise
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Next Post
Dua Lipa emocionon shqiptarët për Pavarësinë me fjalët më të ëmbla

Dua Lipa emocionon shqiptarët për Pavarësinë me fjalët më të ëmbla








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera