Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Faleminderit që na shpëtove jetën”, një histori mbijetese që vjen nga miniera

26/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Faleminderit që na shpëtove jetën”, një histori mbijetese që vjen nga miniera

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë solli në ekranet tona një histori mbijetese dhe kurajoje që vinte nga miniera e Bulqizës. Në studio kishte ardhur Mersini i cili dëshironte të falenderonte Afrimin, kolegun e tij të punës.
Historia kishte nisur kur minatorët kishin filluar të bënin punime dhe ishin futur 100 metra nën tokë. Por diçka kishte shkuar keq dhe kishte ndodhur një shpërthim i cili i kishte djegur çdo pjesë të trupit që kishin të pa mbuluar.
Nëpërmjet ruajtjes së qetësisë dhe dhënies së kurajos nga Afrimi ata kishin shpëtuar dhe kishin mbijetuar pa pasur asnjë dëmtim.
Sot ishte Mersini ai që i ishte drejtuar programit për të falenderuar shokun e tij Afrimin që i shpëtoi jetën, jo vetëm atij por të gjithëve. “Afrim të solla në këtë emision për të të përshëndetur për punën e palodhur që ke bërë, por më kryesorja për të të falenderuar që na shpëtove jetën duke ruajtur qetësinë e duke na dhënë kurajo”, – ishin fjalët me të cilat iu drejtua Mersini.
Gjatë bisedës që zhvilluan me Arbana Osmanin, minatorët treguan vështirësitë që kishin kaluar ditën kur kishte ndodhur shpërthimi. Ata treguan që kishin shumë kohë që punonin në minierë dhe se ajo tashmë ishte bërë si shtëpi e dytë. Madje treguan se gjithë kjo kohë që kishin kaluar i kishte bërë më të afërt, sikur të ishin një familje.
Minatorët gjithashtu rrëfyen nëse do të dëshironin që fëmijët e tyrë të punonin në minierën e Bulqizës. Mersini u shpreh që nuk do të dëshironte kurrë, ndërsa Afrimi tha që nëse djali i tij nuk do të kishte ikur për emigracion do të punonte aty, pasi nuk kishte vende pune tjetër.






Tags: dua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Falenderon bashkëshortin që i qëndroi pranë kur humbën djalin, i sjell surprizë “Kapon”

Falenderon bashkëshortin që i qëndroi pranë kur humbën djalin, i sjell surprizë “Kapon”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera