Beyonce e ka filluar karrierën e saj si këngëtare në një moshë shumë të vogël dhe në një kohë fare të shkurtër arriti majat e suksesit. Mamaja e saj, Tina Knowles, ka treguar se në fakt fillimet e famës për Beyonce nuk kanë qenë aspak të lehta. Në një intervistë Tina ka thënë se Beyonce nuk ishte e ndjeshme ndaj dëshirave të motrës së saj më të vogël, Solange.
Për t’u përballur me gjithë ndikimin e famës së vajzës së saj, mamaja e Beyonce kishte vendosur që të dyja vajzat t’i çonte në një seancë këshillimore. Këngëtarja e njohur në fillimet e karrierës së saj nuk e duronte dot të motrën, sepse i kërkonte vazhdimisht që të dilte dhe ajo së bashku me Beyoncen dhe miqtë e saj të famshëm.
Pas këshillimit Beyonce filloi të kishte një marrëdhënie më të afërt me të gjithë familjarët e saj, sidomos me të motrën. Tashmë të dyja motrat janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, madje Solange ka ndjekur rrugën e Beyonce. Edhe ajo është këngëtare dhe ka realizuar disa albume dhe ture në disa vende. /revistawho.com