Familja Beckham përballet sërish me vëmendje mediatike, pasi Romeo Beckham dhe Kim Turnbull i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shtatë muajsh romancë. Sipas raportimeve të mediave britanike, ndarja vjen pas disa përplasjeve të brendshme, ku Kim Turnbull thuhet se ka qenë në qendër të debateve që kanë trazuar raportet brenda familjes.
Një burim i afërt me çiftin ka rrëfyer për DailyMail:
“Romeo dhe Kim janë të dy shumë të rinj, kanë kaluar shumë mirë së bashku, por në atë moshë gjërat nuk zgjasin gjithmonë përgjithmonë. Ata vendosën të ndahen, por mbetën miq. Madje kanë qenë në të njëjtat vende pas ndarjes së tyre. Është një trishtim i madh, veçanërisht sepse David dhe Victoria e adhuronin dhe besonin se ajo e bënte Romeon të lumtur, por kjo nuk ishte e destinuar të zgjaste.”
Ndarja ndodhi vetëm pak kohë pas festës madhështore të ditëlindjes së 50-të të David Beckham, ku u vunë re tensione të tjera brenda familjes. Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, ishin të pranishëm në event, dhe zërat për një përçarje mes tyre dhe pjesës tjetër të familjes u intensifikuan edhe më shumë.
Sipas burimeve, prania e Kim Turnbull në këtë festë mund të ketë qenë një pikë e nxehtë për çiftin Brooklyn-Nicola, për shkak të historisë që ajo kishte më parë me Brooklyn gjatë adoleshencës. Gjithsesi, një burim brenda rrethit familjar ka mohuar që ndarja e Kim me Romeon të ketë lidhje me këto tensione.
Romeo konfirmoi publikisht lidhjen me Kim në nëntor të vitit të kaluar, pak më shumë se një vit pas ndarjes nga Mia Regan, me të cilën ishte i lidhur për pesë vjet. Kim, modele dhe influencuese 26-vjeçare, ka qenë më parë në një lidhje me Rocco Ritchie, djalin e Madonna-s dhe mikut të ngushtë të David Beckham, Guy Ritchie.
Ndërkohë, marrëdhëniet mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij vazhdojnë të jenë të acaruara. Në festën e ditëlindjes së babait të tij ai nuk bëri asnjë urim publik, ndërsa pak ditë më pas postoi një mesazh për ditëlindjen e vëllait të gruas së tij. Ndërkohë, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re është ndrysimi në tatuazhin e famshëm “djali i mamasë”, që më parë i dedikohej Victorias, por tashmë është mbuluar me një dizajn të madh të një luleje.