Lidhja e Kiarës dhe Luizit ka qenë kryefjala e këtyre ditëve. Pas puthjes në “dasmën” brenda shtëpisë së “BBV” gjithçka lidhet me çiftin. Kiara duket se i ka paraprirë të githë personave që mund të mos e pëlqejnë lidhjen e saj me Luizin.
Të dy kanë diskutuar mbi mënyrën se si mund të pritej lidhja e tyre jashtë.
Luizi e ka pyetur si do të reagonte nëse familja apo shoqëria nuk e miratojnë këtë romancë.
‘Nuk ka lidhje asnjë. Ato më njohin shumë mirë dhe më mbështesin sepse e dinë se unë nuk i afroj disa njerëz kot. Sepse e ndjej që janë njerëz të mirë. Për këtë jam e sigurt që e kanë kuptuar se unë nuk afroj këto njerëz kot. Nuk e besoj të thonë se ti nuk je për mua. Por, edhe po thanë “OK”. Nuk është se i kam pyetur ndonjëherë njerëzit. Ato më kanë thënë shumë herë për diçka mos e bëj dhe unë prap e kam bërë. Pyes 100 vetë dhe bëj siç ma ndjen vetë’-tha Kiara.