Familja e Dua Lipës e ka nisur vitin larg shtëpisë. Këngëtarja së bashku me prindërit, motrën e vëllain ndodhen në Indi prej disa ditësh. Ata kanë vendosur të qëndrojnë gjatë për të vizituar të gjitha atraksionet turistike të vendit. Sot familja Lipa ka vizituar mauzoleumin e famshëm, Taxh Mahal. Ka qenë mamaja e Duas, Anesa që ka postuar një foto të tyre së bashku teksa shijojnë pushimet familjarisht.









