Mbështetësit dhe familjarët e Fjolla Morinës kanë dalë me një reagim të fuqishëm pas episodit të fundit në Big Brother VIP Kosova. Ata shprehen të shqetësuar për mënyrën se si këngëtarja është trajtuar dhe konsiderojnë sulmet ndaj saj si të papranueshme dhe jashtë çdo norme respekti.
Në deklaratën e tyre, ata theksojnë se Fjolla nuk është vetëm një banore reality, por një artiste dhe nënë që ka kaluar sfida të mëdha në jetë. Sipas familjarëve, çdo fyerje ndaj dinjitetit të saj prek jo vetëm Fjollën, por edhe ata dhe komunitetin e saj të mbështetësve jashtë shtëpisë së BBVK-së.
Një pjesë e reagimit drejtohet edhe tek organizatorët e programit, me kërkesën për masa të menjëhershme për të parandaluar përdorimin e gjuhës ofenduese dhe sulmeve personale. “Një emision me audiencë të madhe ka përgjegjësinë të vendosë standarde të qarta për komunikimin dhe respektin brenda shtëpisë,” theksojnë ata.
Letra e plotë:
Si familja dhe mbështetës të Fjolla Morinës, ndjejmë detyrë të flasim hapur dhe të qartë:
Fjolla nuk është thjesht një emër në ekran ajo është një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë, ka luftuar për familjen e saj dhe ka qëndruar gjithmonë me dinjitet.
Çdo sulm, fyerje apo gjuhë e papranueshme ndaj saj është e papranueshme dhe tejkalon çdo kufi respekti.
Big Brother VIP Kosova 4 është një program televiziv që shikohet nga mijëra njërëz, dhe si i tillë ka përgjegjësi për të mbajtur një standard të qartë komunikimi.
Si familje, ne kërkojmë reagim të menjëhershëm nga produksioni për të siguruar që gjuhë ofenduese dhe sulme ndaj Fjollës nuk do të tolerohen dhe nuk do të përsëriten.
Fjolla është më shumë se një banore ajo është një nënë, një grua e fortë dhe një artiste që ka përballuar sfida të mëdha personale dhe profesionale. Çdo sulm ndaj dinjitetit të saj nuk është vëtem një sulm ndaj saj, por ëħde ndaj familjes, mbshtetësve dhe komunitetit që e respesfamilje.
Si familje dhe mbështetës të saj, qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur: askush nuk do të lëjohet ta fyejë Fjollën dhe produksioni duhet të veprojë për të parandaluar çdo gjuhë të tillë ofenduese. Respekti nuk është opsion është detyrim, dhe ne nuk do të heshtim.
Me respekt,
FAMILJA DHE MBËSHTETËSIT E FJOLLA MORINËS









