Ditën e djeshme Valbona Mema u largua papritur nga “Big Brother VIP”. Lajmi u bë i ditur përmes një zarfi ku shkruhej se ajo kishte një familjar të shtruar në spital. Pas largimit, Valbona ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka treguar se motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju”, ka shkruar Valbona.








