Vetëm disa orë më parë, familja mbretërore publikoi aksidentalisht në llogarinë e tyre në ‘Twitter’ një status, i cili u fshi menjëherë disa minuta më vonë.
Ky veprim i ka vënë të gjithë ndjekësit e ‘Kensington’ në pikëpyetje se kush e shkroi dhe fshiu statusin 6 minuta pas publikimit.
“Faleminderit”, ishte teksti i cili u publikua pa asnjë shpjegim tjetër në vazhdim. Ndonëse kaluan vetëm 6 minuta kaq mjaftoi që postimi të merrtë 1.260 pëlqime dhe 591 ripostime. Epo siç duket edhe një fjalë e vetme nga pallati mbretëror mjafton që zhurma të bëhet po njësoj në çdo moment./revistawho.com







