Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Big Brother VIP 5 po vjen, dhe këta janë emrat e parë që po përfliten! 19/06/2025
Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë dhe ndan pak nga momenti i lindjes! 19/06/2025
“Mund të mbështetesh tek unë”, edhe Kim Kardashian e gjen zgjidhjen te ChatGPT! 19/06/2025
Arsyeja e pazakontë pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me ngjyrë të zezë! 18/06/2025
U shpall “i burgosuri më seksi në botë”: Historia e pabesueshme e Jeremy Meeks!  18/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

18/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka folur rreth fëmijërisë së saj në “Goca dhe Gra”. Ajo u shpreh se është ndjerë vajzë që në fëmijëri, e më pas ka ardhur ndryshimi i gjinisë.





“Të rritesh si artist është një gjë shumë e madhe. Unë ndihesha ndryshe. Jam ndjerë ndryshe për faktin se gjithmonë isha një femër brenda vetes, është shumë e dhimbshme ta mendosh dhe përjetosh që ti nuk e gëzon dot të drejtën për të qenë një femër. Detyrimisht për sytë e njerëzve detyrohesh të bësh veprime çunash.

Një femër dhe një vajzë nuk e bën fustani, por feminiliteti. Unë e kisha këtë, nuk e fshihja dot. Më paragjykonin, kam qenë një ndër të parat që kam thyer akullin dhe e kam bërë. Më dhemb pjesa pse nuk e bëra këtë ndryshim më parë. Grupit tim të shoqërisë ia kisha thënë, ata që ishin të emancipuar më donin dhe pranonin. Unë nuk ia kam pohuar kurrë me gojë familjes sime. Absolutisht familjen time nuk kam dashur ta lëndoj dhe vë në pozita të vështira. Ndërsa unë isha ashtu siç isha, ky nuk ishte faji i familjes dhe as i imi”, tha Amber.


Më tej, Amber ka treguar edhe si e ka përjetuar familja ndryshimin e gjinisë dhe zbuloi se mamaja dhe e motra nuk e pranonin në mënyrë kategorike ndryshimin. Ajo zbuloi madje se për shakak të kësaj nuk mundi të merrte pjesë as në varrimin e të atit.

“Ata më thonin se po ndryshova nuk do të isha më pjesë e familjes. Unë kur bëra ndryshimet jam shkëputur nga familja ime tre vite, por pa e pohuar dhe insistuar për të më pranuar. Mora rrugën time dhe vendimin tim për t’u bërë kjo që jam. Para se të filloja të ndërhyja në trupin tim kam bërë një telefonatë me familjen time dhe ata në mënyrë kategorike nuk e pranonin. Prisja të reagonte keq gjinia mashkullore, por në të vërtetë reagoi keq gjinia femërore. Katër vëllezërit nuk reaguan ashtu, mami dhe motra nuk e pranuan. Mami është detyruar të mbajë këtë qëndrim ndoshta nga motra ose opinioni në Vlorë. Babai një vit pasi unë ndryshova ndërroi jetë, jam shumë e lumtur që kam pasur një baba të tillë. Kam vënë kokën në gjoksin e tij dhe më ka thënë ti je fëmija im, kushdo që të jesh ti je fëmija im, më tha që kurrë nuk kam kërkuar të të largoj nga vetja.




Babai ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë dhe unë nuk kam qenë pjesë e varrim të babit tim, për shkak të ndryshimit që kisha bërë. Pash reagimin e të afërmve të tillë që nuk e pohuan as po as jo, unë kam qenë në Itali atë periudhë. Për të mos i vënë në siklet dhe për të mos bërë debate vendosa të mos shkoja. Më ka mbetur peng që nuk e përcolla dot. Një javë pasi babai u varros unë kam shkuar tek varri dhe kam qarë e vetme. I kam thënë më fal që nuk të përcolla. Pasi ka folur me mua ka mbyllur sytë”, tha Amber.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Big Brother VIP 5 po vjen, dhe këta janë emrat e parë që po përfliten!
Breaking News

Big Brother VIP 5 po vjen, dhe këta janë emrat e parë që po përfliten!

19/06/2025
Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë dhe ndan pak nga momenti i lindjes!
Breaking News

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë dhe ndan pak nga momenti i lindjes!

19/06/2025
“Mund të mbështetesh tek unë”, edhe Kim Kardashian e gjen zgjidhjen te ChatGPT!
Breaking News

“Mund të mbështetesh tek unë”, edhe Kim Kardashian e gjen zgjidhjen te ChatGPT!

19/06/2025
Arsyeja e pazakontë pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me ngjyrë të zezë!
Breaking News

Arsyeja e pazakontë pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me ngjyrë të zezë!

18/06/2025
U shpall “i burgosuri më seksi në botë”: Historia e pabesueshme e Jeremy Meeks! 
Breaking News

U shpall “i burgosuri më seksi në botë”: Historia e pabesueshme e Jeremy Meeks! 

18/06/2025
“Nuk do të duroj më”/ Ish-e dashura e Romeo Beckham reagon publikisht pas ndarjes
Breaking News

“Nuk do të duroj më”/ Ish-e dashura e Romeo Beckham reagon publikisht pas ndarjes

18/06/2025
Next Post
Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes: Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’

Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes: Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera