Pas një periudhe heshtjeje mbi raportet me ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, Rozana Radi ka vendosur t’u përgjigjet ndjekësve të saj në një seancë pyetje-përgjigjesh në Instagram – dhe duket se interesimi kryesor ka qenë vetëm për “Big Brother-in”.
Rozana u shpreh se nuk mban kontakte me ata që pas daljes nga shtëpia nuk e pranuan se gjithçka ka qenë thjesht lojë:
“Se ta fyesh tjetrin, ta ofendosh, nuk është lojë. Njeriu nuk mund të aktrojë tre muaj.”
Për Valbonën, ajo nuk i kurseu batutat:
“Po, me Bonën flas, por vetëm në periudhën e dimrit kur i ikën zëri.”
Duke vijuar shakanë edhe për raportin mes Valbonës dhe Laertit, Rozana tha:
“Bona i premtoi parkimin e makinës Laertit… dhe me sa kam parë, Laerti e parkon makinën para shtëpisë, ndërsa Bona s’ia ka dhënë parkimin.”
Toni ndryshoi kur u përmend Gjesti:
“Jo, nuk kam folur me Gjestin. As në Instagram nuk e kam, as ai mua. Nuk kemi asnjë kontakt, por uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses.”
Për Loredanën, Radi u tregua pozitive:
“Jo, nuk jam takuar me Lorin, por e kam xhan dhe kur të kemi kohën do pimë një kafe.”
Ndërsa mbi thashethemet për Eglin dhe Gjestin, reagimi i saj ishte i prerë:
“A mendoni se merrem me jetën private të njerëzve që nuk jetojnë me mua? Uroj që të jenë mirë të gjithë.”
E pyetur pse është treguar kaq e rezervuar pas eksperiencës në reality show, Rozana u shpreh:
“E njoh sensin e masës. Kur dal në ekran, dua të dal me një gjë që më nderon.”








