Chiara Ferragni ka marrë sërish vëmendjen me një tjetër foto nudo të saj në Instagram, por edhe pse këto foto janë bërë të shpeshta duket se fansat nuk janë mësuar.
Influencuesja italiane me gati 30 milionë ndjekës pozon e zhveshur, ndërsa ka mbuluar gjoksin me duar.
Që në minutat e para të publikimit, Ferragni mori mijëra komente, ku një pjesë e madhe e publikut të saj online e kritikoi atë.
“Pse zhvishesh?”, “Mjerë fëmijët e saj”, “Nuk mund të bëni një foto të veshur, ndoshta pëlqimet kanë rënë?”, “Të postosh vetëm për të shkaktuar një vërshim komentesh negative është e trishtueshme”, “Meqë nuk promovoni ndonjë kompani të brendshmesh, pse duhet ta bëni këtë foto? Për të nxjerrë në pah … tuaj”, kanë komentuar disa nga ndjekësit e saj.
Disa, me stil ironizues, i sugjeruan asaj t’i bashkohej Only Fans, ndërsa të tjerë shkruanin se ajo i ka arritur kufijtë e pornografisë. Chiara e identifikon trupin e saj të zhveshur me slogane në favor të lirisë së grave për të postuar çfarë të duan në internet.
View this post on Instagram








