Tashmë në Kaliforninë jugore pirja e marijuhanës është bërë e ligjshme dhe shitet siç shiten medikamentet mjeksore, por në një sasi të kontrolluar.
Në të njëjtën kohë në Kaliforni reperi Lil Wayne duhet të jepte një koncert por një arsye shumë e fortë e bëri atë ta ndërpriste koncertin që në fillimet e tij.
Ai nuk e ka problem përdorimin e substancave narkotike sidomos kur bëhet fjalë për ato të cilat janë të kontrolluara nga shteti, ama situata që u krijua nga fansat e tij ishte mëse e tepruar.
Të gjithë të pranishmit në publik nisën të tymosnin Kanabis ndërkohë që 33-vjeçari po performonte dhe ky fakt e irritoi atë jasht mase duke u larguar furishëm nga skena e duke hedhur mikrofonin në tokë. Wayne u ndje tej mase i fyer dhe premtoi se nuk do të kthehej më në Kaliforni për të performuar për njerëz të droguar./topalbaniaradio







