Kim Kardashian postoi në Instagram foto të shtëpisë së saj duke përfshirë foto nga dhoma e saj e gjumit dhe dhoma e ndenjes. 334 milionë ndjekësit e saj në Instagram patën mundësinë të hedhin një vështrim sesi ajo ka dekoruar shtëpinë. Megjithatë, disa fansa shprehën zhgënjimin e tyre për pamjen, duke kritikuar disa nga zgjedhjet e Kimit.
“Gjërat në shtëpi që më bëjnë të lumtur”, shkroi Kardashian në një postim që përfshinte deri në 10 fotografi.
“Kam ftohtë duke e parë këtë”, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër pohoi se shtëpia e Kardashian është “një shtëpi me pamje depresive”.
Kim ka treguar më parë se edhe vajza e saj nëntë vjeçare, North Ëest, beson se shtëpia është “e shëmtuar”.
“Vajza më thotë: shtëpia është kaq e shëmtuar. Është e gjitha e bardhë. Kush jeton kështu?”, tregoi Kim në Ellen DeGeneres një vit më parë.
View this post on Instagram








