Kourtney Kardashian është parë së fundmi të kalojë fundjavën me ish-partnerin e Khloe Kardashian, French Montana. Kjo dalje publike e të dyve i ka habitur ndjekësit e klanit ‘Kardashian-Jenner’, megjithatë burime për ‘Hollywoodlife’ kanë zbuluar se Kourtney dhe French u bënë bashkë për të festuar ditëlindjen e mikut të tyre të quajtur Stephanie Shepherd në Los Angeles.
Kardashian ishte kujdesur të dukej mjaft tërheqëse duke kombinuar një pale xhinse me një bluzë në ngjyrë të hapur, ndërsa Montana kishte veshur një palë pantallona bezhë së bashku me një këmishë jeshile. Pavarësisht të shkuarës, duket se Kourtney ruan një marrëdhënie të mirë me ish-të dashurin e motrës së saj. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që pjesëtar i familjes së famshme shihet në shoqërinë e ish-partnerëve./revistawho.com