Trashëgimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha, njihet për pasionin e saj të madh për makinat e luksit. Shpesh Lori shihet të shëtisë në kryeqytet me një “Range Rover” të zi, shumë të bukur. Por dihet gjithashtu se ajo ka në pronësi edhe disa automjete të tjera që kapin shifra marramendëse e që konsiderohen si objekte luksi. Pikërisht sot, Hoxha na ka prezantuar me blerjen e saj më të re, një “Jaguar” të bardhë, prodhimi më i fundit i markës. “E lumtur të njoftoj se jam ambasadorja e re markës së re të Jaguarit dhe Land Roverit në Shqipëri. Unë jam një fanatike e Roverit por do ta provoj njëherë edhe vogëlushin e ri të Jaguarit”, shkruan Lori.