• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fansi e pyet nëse ka rënë në dashuri, Shawn Mendes i konfuzon të gjithë me përgjigjen e tij

Camilla Cabello dhe Shawn Mendes janë një nga çiftet më të komentuar të ‘showbiz-it’ muajt e fundit. Ata janë komentuar shpesh nga publiku për shkak të marëdhënies së tyre, e cila ende nuk është bërë zyrtare. Së fundmi ka tërhequr vëmedjen një koment i një fansi të këngëtarit në rrjetin social ‘Twitter’, i cili e ka pyetur atë nëse ka rënë në dashuri.
“Sinqerisht unë dua shumë të flas me ju për këtë temë, por nuk jam vetëm unë i përfshirë në këtë marrëdhënie. Eshtë dhe dikush tjetër. Nuk mund t’i flas ato çfarë ndjej. Nuk mund të vendos vetëm unë’, shkroi Shawn në llogarinë e tij. Pra këngëtari nuk do të shprehë ndjenjat e tij pa prezencën e Camilla dhe kjo është e kuptueshme./revistawho.com