Një nga arsyet kryesore e pjesëmarrjes në Big Brother është fama. Pothuajse të gjithë konkurrentët që kanë marrë pjesë në këtë reality show kanë marrë famë shumë të madhe aq sa mbahen mend deri sot. Gjithashtu fama u ka sjellë këtyre banorëve shumë fansa e ndjekës në Instagram.

Por ndonjëherë këta fansa afeksionohen pas banorit ose banores aq sa mund të ndërmarrin veprime të rrezikshme.

Një rast i tillë i ka ndodhur ish-banores së edicionit të 9 të Big Brother. Elisona ishte duke bërë një video live dhe duke komunikuar me fansat.

Kur papritur një fans i shkruan se nëse ajo nuk lidhet me të do vrasë veten.

“Elisona pranon që të lidhem bashkë për lidhje serioze? Apo të vras veten? Të helmoj veten time… Jam betuar që po nuk u lidhëm bashkë do vras veten. E do shkruaj një letër mbi trupin tim për vajzën që desha që ishte Elisona”, shkruan personi, transmeton Tabloid.al

Elisona është habitur nga këto fjalë të personit por nuk i ka dhënë shpresa se do lidhen bashkë./Tabloid.al












