Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Fat në lojë për Bricjapin, në dashuri për Demin dhe në punë për Shigjetarin!

03/01/2023
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Fat në lojë për Bricjapin, në dashuri për Demin dhe në punë për Shigjetarin!

DASHI – Hëna sot është në kundërshtim me shenjën tuaj. Këshilla që mund t’ju jepet sot është të ndani jetën profesionale nga ajo sentimentale, në të kundërt mund të lindin tensione ose situata të sikletshme. Tregohuni të kujdesshëm për sa i përket jetës në çift, mundohuni të mos tregoheni shumë të shpërqendruar sidomos ata që kanë një jetë sentimentale jo të kënaqshme.





DEMI – Falë një drite të veçantë që ju përshkon sot do të jeni magnetik dhe tërheqës, gjë e cila do t’ju bëjë të jeni joshës në dashuri dhe do të keni mundësi të vlerësoheni nga kolegë e bashkëpunëtorë në punë. Marsi ju këshillon të mos lodheni shumë. Kush punon në varësi të dikujt, do të kalojë një ditë të këndshme dhe argëtuese, falë një ambienti pune shumë stimulues.

BINJAKËT – Me kalimin e Hënës te shenja e Peshores mund të shikoni ndryshime pozitive në sektorin profesional. Biznese të reja do t’ju propozohen dhe situata alternative ju ofron mundësi të ndryshme për të bërë karrierë. Dashuria shfaqet shumë mirë. Mos refuzoni një ftesë në mbrëmje edhe pse do t’ju vijë në momentin e fundit.


GAFORRJA – Hëna në shenjën tuaj ju bën të keni dëshirë për paqe e qetësi. Do të jetë pikërisht Hëna që ju bën të jeni më romantik, sa që do të çudisni partnerin e në qoftë se jeni singëll, do të keni dëshirë të luani. Do të keni një ide gjeniale se si mund të përmirësoni situatën tuaj profesionale e financiare.

LUANI – Këmbëngulja dhe ambicia do të jenë dy karakteristika që do të spikasin më shumë te ju sot. Falë këtyre cilësive do të arrini rezultate të shkëlqyera profesionale, vetëm bëni kujdes me çështje të natyrës ekonomike. Në dashuri do të ndiheni mjaft euforik.

VIRGJËRESHA – Gjatë kësaj dite, falë Hënës te shenja e Jupiterit ndjeheni të tërhequr nga argëtimet dhe nga të gjitha kënaqësitë e jetës, qofshin këto të mëdha ose të vogla. Lajme të mira vijnë dhe nga sektori profesional. Dita e sotme do të jetë e pasur me kënaqësi si personale e materiale, cilado qoftë situata juaj në punë.

PESHORJA – Hëna në transit te shenja juaj mund t’ju bëjë të ndjeheni të trishtuar e në disa raste duke shfaqur tendencën për t’u dukur sikur jeni ju viktimat. Kurajë: nuk është e mundur që të gjithë e kanë kapur me ju sot! Ka ardhur momenti të ndryshoni rrjedhën e jetës sentimentale, deri tani keni kërkuar vetëm të argëtoheni, ndërsa tani po i merrni gjërat seriozisht.

AKREPI – Ju pret një moment pasigurie e ndoshta do t’ju duhet të shtyni për më vonë vendime të rëndësishme. Fati do t’ju ndihmojë dhe këtë do ta demonstrojë dhe pozicioni i formuar nga Hëna dhe Jupiteri. Ju mundohuni të jeni sa më racional dhe objektiv. Forma juaj fizike nuk do të jetë dhe aq e mirë, kështu që shmangni aktivitetet sportive.

SHIGJETARI – Aleanca midis Hënës dhe Mërkurit ju shoqëron drejt një dite të shkëlqyer sidomos nën profilin profesional. Përfitoni! Momente magjike dhe të paharruara parashikohen për ata që janë të dashuruar, por edhe ata që janë singëll nuk kanë pse të ankohen, do të jenë më me fat se zakonisht në takimet e tyre.

BRICJAPI – Sot mund të keni fat, në qoftë se vini ndonjë bast ose luani poker falë Hënës që ju jep intuitë të shkëlqyer. Në punë vëmendja dhe përqendrimi juaj do të jetë shumë i lartë ndaj personave që duan t’jua hedhin. Për ta bërë sa më magjike dashurinë mendon Afërdita.

UJORI – Një qiell i favorshëm ju lejon të kaloni një ditë të bukur. Në punë do të jeni një vullkan idesh, projektesh dhe iniciativash. Paraqitet mirë dashuria, ku mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer.

PESHQIT – Do të ndiheni në siklet në disa situata ose ndaj një sjellje të vendosur karshi personave që keni pak konfidencë. Mos u shqetësoni, tregohuni të natyrshëm dhe lërini gjëra të marrin rrjedhën e tyre. Në qoftë se keni një lidhje të bukur dashurore hidheni mënjanë xhelozinë që mund t’ju torturojë në thellësi të zemrës suaj. Mbani për vete dyshime të ndryshme.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Next Post
Princ Harry befason me deklaratën: Do doja të riktheja në jetën time mbretin Charles dhe princin William!

Princ Harry befason me deklaratën: Do doja të riktheja në jetën time mbretin Charles dhe princin William!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera