Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Xhansu i tregon të gjithëve se është shtatzënë, Haruni bëhet xheloz për Dilarën; Ja çfarë do të shihni nesër

19/03/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
FATE TE KRYQEZUARA/ Xhansu i tregon të gjithëve se është shtatzënë, Haruni bëhet xheloz për Dilarën; Ja çfarë do të shihni nesër

Xhansu i jep lajmin e shtatzënisë Dilarës. Dilara gëzohet por edhe shqetësohet për jetën e Xhansusë. Asuman është shumë e nevrikosur me Dilarën dhe i shkatërron asaj bizhuteritë. Keriman gëzohet shumë nga lajmi i shtatzënisëXhansu i tregon Ozkanit se do të bëhet gjysh. Ozkan bën aksident me makinën e një klienti që është shef i mafies. Burhan shikon ngjarjen. ENgin dhe Ozkan mërziten shumë. Burhan ndërhyn tek krimineli dhe i blen atij një makinë të re që të falë Ozkanin. Ozan i ngre kurth Hazallit duke folur në telefon sikur ka në dorë një biznes me fitim të madh. Hazall përdor Emirhanin për të marrë më shumë informacion dhe i tregon çdo gjë Mahides. Mahide ka prova kundër Hazallit për faktin që ajo ka vrarë Ozgyrin, për këtë arsye e shantazhon Hazallin të spiunojë çdo gjë të familjes dhe kompanisë. Hazallin e vret ndërgjegja për vdekje e Ozgyrit. Dilara dëshiron që Asuman të largohet nga shtëpia por Harun insiston që ajo të qëndrojë. Asuman sillet shumë e dashur me Hazallin dhe e nxit atë kundër Dilarës. Dilara paralajmëron Harunin se e keqja ka për t’u ardhur nga Asumani. Xhansu dhe Denis organizojnë një darkë për Burhanin, Ozkanin dhe Kerimanin. Keriman njihet me Burhanin dhe dashurohet me të. Xhansu humbet kontrollin e dorës. Mahide bie në grackën që i ka ngritur Ozani. Ajo është e vendosur të gjejë Rahmiun dhe të marrë hak prej tij. Harun bëhet xheloz për Ahmetin i cili qëndron shumë pranë Dilarës. Mahide ka dërguar disa njerëz për të ndjekur Xhihanin. Ajo i ka urdhëruar ata të vrasin Xhihanin. Fëmijët luajnë në jahtin e Xhihanit. Një prej fëmijëve është duke u mbytur. Xhihan hidhet për t’i shpëtuar jetën. Jahti shpërthen por askush nuk vdes. Policia lajmëron Ozanin se kanë gjetur trupin e Rahmiut. Ozan njofton Xhihanin. Trupi i gjetur nuk është i Rahmiut. Dilara i mban qëndrim Harunit për sjelljen e tij prej xhelozi. Asuman dhe Hazall festojnë së bashku gjithë natën. Mahides i vjen lajmi se Xhihan ka vdekur. Hatixhe i mban qëndrim Mahides për veprimin e saj. Xhihan nuk e fal Rahmiun për vdekjen e së motrës dhe Ajshes. Keriman arrin të gjejë adresën e Burhanit. Mahide mendon se pas kurthit që i ka ngritur Ozani fshihet edhe Hazalli. Hazall reagon ashpër kur një djalë e ngacmon në festë. Asuman bëhet dyshuese për reagimin e Hazallit. Harun i kërkon falje Dilarës duke i dhuruar një trëndafil. Ozan nuk e lejon Xhihanin të largohet. Xhihani nuk e fal Xhansunë për faktin që është martuar fshehurazi. Asuman takon Xhansunë dhe Denisin. Burhan kujdeset që Enxhi të çlirohet nga punët e pista ku ishte e përfshirë. Engin i ushtron presion Ozkanit për të paguar sa më shpejt borxhin që ka ndaj Burhanit. Ozkan mendon se prej miqësisë me Burhanin s’duhet të paguajë asgjë. Asuman ngacmon Xhansunë për Xhihanin. Denis e shpëton nga situata duke u shtirur sikur Xhihan dhe Xhansu vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira. Keriman zbukurohet për të takuar Burhanin dhe i dërgon atij ushqimin e tij të preferuar. Hazall i lutet Mahides të ketë besim tek ajo. Burhan e bën Ozkanin të firmosë diçka për t’i shlyer borxhin e makinës. Keriman dhe Enxhi zihen për Burhanin. Keriman njihet me Asumanin dhe shokohet kur mëson se është motra e Dilarës. Hazall zihet me Ozanin që i ka kontrolluar asaj telefonin. Ozan pranon para Hazallit se është ai që ka mashtruar Mahiden. Xhihan dëgjon debatin e tyre. Ozgyr është gjallë dhe Mahide e ka regjistruar në akademi arti. Mithat ka borxhe pasi i duhet të paguajë azilin e shtrenjtë të gjyshes. Ai ka intervistë me Hazallin por kur e shikon arrogancën e saj, e lë intervistën përgjysmë./ revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
I vodhi orën 35 mijë euro Getoar Selimit, çfarë vendosi gjykata për 17-vjeçaren nga Kamza

I vodhi orën 35 mijë euro Getoar Selimit, çfarë vendosi gjykata për 17-vjeçaren nga Kamza








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera