Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Denis i propozon martesë Xhansusë por i ndan Xhihani. Hazall nga inati… Ja çfarë do të shihni nesër

04/03/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
FATE TE KRYQEZUARA/ Denis i propozon martesë Xhansusë por i ndan Xhihani. Hazall nga inati… Ja çfarë do të shihni nesër

Sevinç mëson se kush është Ozkani dhe vendos të marrë hak ndaj tij. Nëna e bind Sevinçin të vazhdojë lidhjen me Ozkanin duke qenë se ai është babai i Xhansusë e prej saj mund të marrin shumë para. Ozkan është i dëshpëruar për Sevinçin. Xhansu njihen me Burhanin. Burhani i dhuron Xhansusë një orë antike. Ai përgëzon Denisin për zgjedhjen e tij. Rahmi nxhehet kur mëson se Xhansu vazhdon lidhjen me Denisin dhe po njihet me babanë e tij. Ai fajëson Xhihanin për prindërim të gabuar. Dilara kthehet nga Amerika. Xhansu i flet shumë ashpër Dilarës për veprimet me Ozanin. Ozani vazhdon lidhjen me Xhandanin. Xhandan mashtron Ozanin duke i shitur aksionet e tij Mahides, e cila bën pronar Harunin. Harun nuk gëzohet kur kupton se Mahide e ka bërë pronar të kompanisë së Xhihanit pasi shqetësohet për reagimin e Dilarës. Denis ka përgatitur një udhëtim romantik me anije për Xhansunë. Nën tingujt e violinës ai i propozon asaj martesë, por me kusht që kjo të ndodhë në një të ardhme, kur të dy të jenë të sigurt. Xhansu pranon dhe vë në gisht unazën prej diamanti, shkruan gazeta “Paloma”. Rahmi i tregon Dilarës se Ozan i ka shitur aksionet që ajo ia kishte dhuruar. Dilara dhe Harun takohen. Dilara nxehet me Harunin që nuk i ka treguar që ai është personi që i ka blerë aksionet e kompanisë. Hazall kërkon kostumin e saj në dhomën e Xhansusë dhe i shikon unazën. Xhansu i tregon se është një unazë premtimi nga Denisi. Hazall bëhet xheloze dhe nga inati i tregon Dilarës çdo gjë. Dilara qorton Xhansunë duke i kujtuar asaj se është shumë e vogël për të menduar martesë. Hazall blen një unazë me gur shumë të madh diamanti dhe i kërkon Ozgyrit që t’i premtojë asaj se një ditë do të martohen bashkë. Ozgyr është shumë i stresuar nga një telefonatë e të dashurës së tij, e cila edhe pse ka marrë paratë, nuk pranon të abortojë fëmijën. Hazall fillon të dyshojë por Ozgyr e mban me gënjeshtra. Ozgyr i premton Hazallit martesë. Dilara fajëson Xhihanin për martesën e mundshme mes Xhansusë dhe Denisit, duke menduar se kanë marrë miratimin e tij. Xhihan nxhehet me Xhansunë. Ozkan i shqetësuar nga fjalët e Enginit se babai i Denisit është kriminel, shkon të takojë Denisin në restorantin e tij. Disa kriminelë sulmojnë restorantin me armë dhe shkatërrojnë çdo gjë. Denisi nxehet dhe ngre armën për të qëlluar dhe premton hakmarrje. Ozkan shokohet nga ngjarja dhe nga reagimi i Denisit dhe bindet se ai po përzihet në punë të jashtëligjshme. Ozkan i tregon çdo gjë Xhihanit. Xhihan përballet me Denisin dhe nuk e lë atë të vazhdojë lidhjen me Xhansunë. Xhansu zihet me Xhihanin, por stepet kur Xhihani i tregon gënjeshtrat e Denisit për të atin. Hazall gëzohet për prishjen e lidhjes mes Xhansusë dhe Denisit. Xhihani dërgon njerëzit e tij për të rrëmbyer Xhandanin dhe e kërcënon atë me vdekje nëse nuk largohet nga Ozani. Xhandan i tregon Xhihanit se Mahide i ka ushtruar saj presion. Ozan shqetësohet për Xhandanin e cila i lë një letër lamtumire. Shoqet e shoqatës takojnë Dilarën dhe i tregojnë asaj se Mahide është halla e Harunit. Dilara kupton se Mahide është ajo që ka marrë biberonin për provën e ADN-së që në fillimet e kthimit të saj me Harunin. Ajo ndahet me Harunin. Haruni zihet me Mahiden dhe ikën nga shtëpia. Ozan zihet me Xhihanin dhe tregon se është dashuruar me Xhandanin. Xhihan i tregon se Xhandan e ka mashtruar duke i shitur aksionet e tij Harunit. Ozan tronditet dhe merr raportin si i çmendur për t’i kthyer aksionet Xhihanit. Xhihan gris raportin për t’i treguar Ozanit se për të ka rëndësi vetëm ai. Xhandan takon fshehurazi Ozanin dhe i rrëfen dashurinë e saj duke i kërkuar që të arratisen së bashku. Mahide i kërkon falje Dilarës dhe i kërkon të pajtohet me Harunin. Sevinç pajtohet me Ozkanin. Xhansu vendos të vazhdojë lidhjen me Denisin në fshehtësi. Hazall e kupton. Mahide i kërkon Sevinçit të spiunojë Hazallin tek ajo. Dilara fal Harunin.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Alba e “Big Brother” mohon bashkëjetesën: Për momentin po përballojmë distancën

Alba e "Big Brother" mohon bashkëjetesën: Për momentin po përballojmë distancën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera