Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Dilara dhe Xhihan kujtojnë çastet e lumtura bashkë, Harun tërbohet kur zbulon se ajo s’u kthye gjithë natën

10/06/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
FATE TE KRYQEZUARA/ Dilara dhe Xhihan kujtojnë çastet e lumtura bashkë, Harun tërbohet kur zbulon se ajo s’u kthye gjithë natën

Xhihan i ofron punë Denisit si pjesë e stafit drejtues. Harun i kërkon Selenit të marrë çdo informacion rreth Denisit. Xhihan merr në pyetje Mithatin për të shkuarën e tij. Selen informon Xhihanin dhe Jëlldërëmin për kërkesën e çuditshme të Harunit. Xhansu dëshpërohet kur mëson se fëmijën që ajo donte e kanë adoptuar. Xhihan e kupton se Harun po përpiqet të mbrojë Ozanin. Ai i tregon Dilarës se e di që Ozani është djali i Harunit. Xhihanit ia ka treguar të vërtetën nëna e Dilarës që nga fillimi. Xhihan e ka dashur Dilarën që në kohët kur ajo ka qenë e lidhur me Harunin, dhe ka menduar se shtatzënia e saj ka qenë një mundësi për ta. Dilara i rrëfen Xhihanit se edhe ajo e ka dashur që ku ka qenë me Harunin dhe kjo ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes me të. Xhihan nuk i ka treguar Dilarës se e ka ditur të vërtetën pasi nuk ka dashur që ajo të mendojë se martesa e tyre ka qenë për keqardhje, shkruan “revistawho.com”. Harun njofton Dilarën se do të bëjë pastrimin e fundit të parave në Dubrovnik. Xhansu është e penduar që s’e ka adoptuar vetë më parë fëmijën. Mithat dhe Hazall dalin në takim së bashku në kinema. Ata kërcejnë në mes të rrugës bashkë dhe të gjithë i filmojnë.
Ozan dhe Ozkan darkojnë së bashku dhe i qajnë hallet njëri-tjetrit. Dilara i lutet Xhihanit të mos ia tregojë Ozanit të vërtetën. Xhansu investigon rreth familjes që kanë adoptuar Emrenë. Ajo e rrëmben fëmijën prej tyre. Xhansu dërgon Emrenë pranë Hazallit. Hazall përpiqet ta kthejë Xhansunë në vetëdije por ajo nuk e dëgjon. Xhansu i rrëfen se e ka rrëmbyer Emrenë. Komisari shikon fotografitë e Mithatit duke kërcyer me Hazallin. Xhansu e detyron Hazallin të mos i tregojë askujt që ajo ka rrëmbyer Emrenë. Xhandan nuk i jep garanci Asumanit se kanë për ta fituar çështjen gjyqësore kundër Dilarës nëse Ekrem nuk jep dëshminë e tij. Hazall dhe Xhansu vendosin t’i kërkojnë ndihmë Mithatit por ai nuk u përgjigjet në telefon. Emre sëmuret dhe vajzat nuk dinë çfarë të bëjnë. Dilara telefonon Xhansunë dhe Denisin por asnjëri nuk i përgjigjet. Ozkan kërkon punë dhe rastis që pronar është një mik i tij. Ozan është i bindur se Xhandan dhe Asu kanë lidhje me punë të jashtëligjshme dhe me vdekjen e kriminelit. Ai ka frikë se mos emri i Dilarës përfshihet në skandal. Demir interesohet për Asumanin. Hazall bind Xhansunë të dërgojnë Emrenë në spital. Dilara njofton Xhihanin për zhdukjen e Xhansusë.
Dilara është e bindur se Xhansu ka rrëmbyer fëmijën. Policia konfirmon se rrëmbyesja është Xhansu dhe kundër saj kanë hapur një çështje gjyqësore. Policia i jep pak kohë Xhansusë për të kthyer fëmijën. Selen dhe Jëlldërëm darkojnë bashkë.
Harun nxehet kur mëson se Dilara dhe Xhihan janë vetëm për vetëm. Xhansu jep emër të rremë në spital. Gjendja shëndetësore e Emresë përmirësohet. Familja i lejon Xhansusë një natë me fëmijën. Mithat heq fotografinë e Hazallit nga kompjuteri i tij. Dilara dhe Xhihan kalojnë natën duke folur për martesën e tyre dhe momentet e lumtura. Harun mëson se Dilara nuk është kthyer në shtëpi gjithë natën. Dilara bind Xhansunë të kthejë fëmijën. Xhansu i kërkon falje familjes së re të Emresë./ revistawho.com






Tags: Fate te kryqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Armela e “BB9” shijon surprizën e parë romantike, një muaj pas ndarjes nga Damiano

Armela e “BB9” shijon surprizën e parë romantike, një muaj pas ndarjes nga Damiano








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera