Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Hazall del e pafajshme, Dilara i fsheh Harunit takimin me Xhihanin; Ja çfarë do të ndodhë

06/05/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
FATE TE KRYQEZUARA/ Hazall del e pafajshme, Dilara i fsheh Harunit takimin me Xhihanin; Ja çfarë do të ndodhë

Rahmi mendon se Keriman do të telefonojë njerëzit që kanë nxjerrë lajmërimin në gazetë, për të marrë shpërblimin që ofrojnë për të. Keriman ofendohet dhe e siguron që nuk e shkëmben miqësinë e tij vetëm për para. Rahmi i rrëfen Kerimanit se nuk ka frikë nga ndëshkimi me burg, por nga gjykimi që do t’i japë Xhihani. Dilara është e shqetësuar për Xhansunë dhe Hazallin. Xhihan e mbështet dhe i jep forcë. Keriman i tregon Rahmiut dhe Xhansu është martuar dhe është shtatzënë. Hazallin e mbajnë në qeli derisa të hapet gjyqi. Rahmi dëshpërohet kur mëson se Xhansu është sëmurë. Harun është i nxhehur me Mahiden dhe kërkon hakmarrje. Rahmi vendos të zhduket sërish. Xhansu i shkruan një letër bebes së saj. Në media del lajmi për arrestimin e Hazallit për vrasjen e Ozgyrit. Harun i tregon Dilarës se ai ka nisur kërkimet kundër hallës së tij dhe e siguron Dilarën se nuk e ka ditur se thika që u ka dhënë Mahide, nuk ka qenë e vërtetë. Harun e siguron Dilarën se ka për të shpëtuar Hazallin dhe se nuk ka për të hequr dorë prej saj. Xhansu i dhuron Denisit një fotografi të tyren të zmadhuar.
Xhansu e shikon lajmin për arrestimin e Hazallit dhe shkon menjëherë në burg për ta mbështetur atë. Rahmi dhe Keriman marrin lajmin e arrestimit. Xhihan punëson avokatët më të mirë për të nxjerrë Hazallin nga burgu. Hazall qan gjatë gjithë kohës në qeli. Gratë fillojnë sherr në qeli dhe Hazall trembet. Xhansu, Xhihan dhe Denis takojnë Hazallin. Hazall gëzohet që Xhansu e mbështet, por i kërkon Xhansusë të mos shkojë më në burg pasi ajo është shtatzënë. Xhansu preket nga fjalët e saj dhe i rrëfen Hazallit se e do shumë. Xhihan ndihet krenar për Hazallin dhe Xhansun. Mithat vihet në kërkim të diçkaje. Ai zbulon se Ozgyr është student në një universitet jashtë vendit dhe i tregon Xhihanit. Ozan, Jërëlldëm dhe Ozan takojnë nënën e Ozgyrit dhe i tregojnë se e dinë që Ozgyr është gjallë. Ata e detyorjnë Vixhdanin të tërheqë akuzat ndaj Hazallit pasi në të kundërt do t’u japin fund studimeve të Ozgyrit. Harun gjen Callatajn dhe e dënon atë për tradhëtinë me thikën. Calltaj i tregon se Mahide e ka shantazhuar atë dhe se Ozgyr në të vërtetë është gjallë. Harun i tregon Dilarës së Ozgyr është gjallë, por nxehet kur kupton se Xhihan e ka mësuar para tij të vërtetën, shkruan “revistawho.com”.
Vizhdan tërheq akuzat dhe Hazall del nga burgu ku e pret gjithë familja së bashku. Hazall nuk është e lumtur se ka dalë nga burgu, po se Ozgyr është gjallë. Xhansu fton familjen në shtëpinë e saj dhe Harun i ndjek pas. Dilara e gënjen Harunin duke i thënë se nuk është me Xhihanin. Harun nxehet. Xhansu shqetësohet për Ozkanin dhe i tregon Kerimanit se Hazall është liruar pasi është e pafajshme. Xhansu fton dhe Kerimanin në shtëpi. Rahmi gëzohet për lirimin e Hazallit dhe kujdeset për fëmijën në mënyrë që Keriman të shijojë festën. Xhihan mundëson që Ozkan dhe Xhansu të flasin në telefon. Ozkan shtiret sikur është në një tjetër qytet. Xhihan kërkon hakmarrje ndaj Mahides. Xhansu i jep leje Hazallit të lexojë bllokun ku ajo i shkruan fëmijës së saj. Mithat telefonon Hazallin dhe i kërkon të takohen. Familja mëson se Mithat dhe Hazall janë së bashku dhe gëzohen për ta. Xhansu kalon një krizë tjetër por nuk heq dorë nga fëmija. Mithat i tregon Hazallit se ka besim të verbër tek ajo. Hazall nuk e lë Mithatin ta puthë./ revistawho.com






Tags: Fate te kryqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
FOTOT/ E shtuna e ëmbël e Donald Lu, ambasadori “mat” tek “Pastiçeri Reka”

FOTOT/ E shtuna e ëmbël e Donald Lu, ambasadori "mat" tek "Pastiçeri Reka"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera