Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Ozan mëson se është djali i Harunit, mallkon Dilarën dhe atë e shtyp makina

01/07/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
FATE TE KRYQEZUARA/ Ozan mëson se është djali i Harunit, mallkon Dilarën dhe atë e shtyp makina

Asuman njihet me Demirin dhe flirton me të. Xhandan bëhet xheloze. Ozan mbyllet në dhomë dhe nuk pranon të flasë me Xhihanin. Hazall i tregon Xhihanit se Dilara ka rrëmbyer Emren për t’ia dhënë Xhansusë. Denis vendos të heqë dorë nga Xhansu. Xhihan qorton Dilarën dhe vendos ta rikthejnë fëmijën. Allaz kërkon Dilarën dhe nuk e zë gjumi. Dilara nuk i përgjigjet në telefon Harunit. Harun dërgon Allazin në shtëpinë e Xhansusë dhe kënaqet kur shikon se si Ozan dhe Allaz luajnë bashkë. Ekrem nuk pranon të hapë çështje gjyqësore për të provuar atësinë e tij ndaj Dilarës. Asuman bind Xhandanin se po flirton me Demirin pasi ka nevojë për paratë e tij. Harun pyet Dilarën nëse ka më ndjenja për Xhihani dhe ajo i thotë se jo. Xhihan dhe Denis shkojnë në shtëpinë e familjes së Emres dhe i gjejnë ata duke u shpërngulur. Ata e kuptojnë se familja tjetër nuk e donin Emren. Denis vendos të bëhet baba dhe të rrisë Emren bashkë me Xhansunë. Engin i mban qëndrim Rahmiut. Asuman shtiret para Ekremit sikur ka folur me Dilarën dhe ajo e ka mohuar atë. Pavarësisht kësaj ai nuk pranon të hapë gjyq kundër Dilarës. Ozan nis punë me njerëzit e Halilit.
Xhihan i dërgon Harun përmes Selmës, dokumente që mund të inkriminojnë Ozanin. Harun shkatërron të gjitha provat. Demir ka vënë përgjues në zyrën e Harunit. Selma flet me komisarin e policisë dhe Demir e përgjon. Rahmi ndjek pas Ekremin dhe e shikon në shtëpinë e Dilarës. Ekrem i tregon Rahmiut se ka qenë i dashuruar me nënën e Dilarës dhe se Dilara është vajza e tij. Mithat merr kopjen e dokumentave të Ozanit, që janë falsifikuar nga Haruni. Ozan dhe Rahmi përgjojnë bisedat e Harunit me Dilarën dhe Ozan mëson se është djali i Harunit. Demir takon Selmën. Ozan përballet me Dilarën dhe e mallkon atë. Dilara është e tronditur dhe qëndron në mes të rrugës, kur dhe e shkel makina. Dikush i vjedh çantën Dilarës. Selma gënjen Demirin duke i thënë se nuk ka kontakte me Harunin. Dilara shkon në spital. Selma i tregon Xhihanit se Demir e ka kontaktuar dhe se ai di diçka. Xhihan i ofron Selmës strehim. Ozan nuk i përgjigjet telefonatave të Rahmiut. Rahmi i tregon Xhihanit se Ozan ka mësuar që Harun është i ati. Harun mëson se Asuman dhe Xhandan shoqërohen bashkë. Ai kërcënon Xhandanin të qëndrojë larg Asusë. Xhihan informon Harunin se Ozan e di të vërtetën dhe se as Dilara e as Ozan nuk i përgjigjen.
Harun gëzohet që Ozani mësoi të vërtetën. Xhihan dhe Harun zihen dhe i hedhin fajin njëri-tjetrit për situatën e krijuar. Denis takon familjen e Emres dhe u thotë atyre se duhet të rimarrin fëmijën. Rahmi nuk e pranon dot që Ozani është djali i Harunit. Ozan qan i vetëm./ revistawho.com






Tags: Fate te kryqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
“BIG BROTHER 9”/ Fiorentina dhe Olsi i mbledhin të gjithë në një festë, ja si u harbuan konkurrentët

Flasin Fiorentina dhe Olsi: Po jetojmë secili në shtëpinë e tij, ja planet që kemi bërë për më pas








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera