Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! 07/12/2025
“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin! 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“FATE TE KRYQEZUARA”/ Xhihan kujdeset për varrimin e rivalit, Ozan fal Harunin por jo Dilarën; Ja ç’do të ndodhë nesër

02/09/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“FATE TE KRYQEZUARA”/ Xhihan kujdeset për varrimin e rivalit, Ozan fal Harunin por jo Dilarën; Ja ç’do të ndodhë nesër

Njerëzit e Demirit sulmojnë me armë lokalin. Harun e kupton planin e Demirit dhe shkon të shpëtojë Ozanin.Harun plagoset rëndë duke mbrojtur me trup Ozanin. Ozan i thotë baba Harunit. Demir plagoset vetë që të mos ngrihen dyshime rreth tij. Mithat dhe Harun po luftojnë me jetën. Jëlldërëm është jashtë rrezikut. Xhihan nuk ka qenë në vendngjarje pasi ka shkuar pranë Xhansusë. Xhihan dhe Dilara dërgojnë Xhansunë në spital. Xhihan nuk i përgjigjet telefonatave të Ozanit. Mithat vdes. Ozan i tregon Xhihanit se çfarë ka ndodhur. Demir i thotë Xhihanit se sulmi ka pasur si objektiv atë. Xhihan informon Dilarën se Haruni është në gjendje të rëndë dhe po operohet. Dilara dëshpërohet. Doktorët i japin lajmin e vdekjes së Harunit Xhihanit dhe Ozanit. Ozan ndihet fajtor.
Dilarës i bie të fikët kur mëson lajmin. Hazall merr vesh lajmin e sulmit me armë. Keriman i shkon pranë Xhansusë. Hazall dhe komisari janë të vetmit që shkojnë pranë kufomës së Mithatit. Jëlldërëm e merr veten. Ozan dëshiron të kishte vdekur ai. Policia kërkon dëshminë e Ozanit, Xhihanit dhe Jëlldërëmit. Dilara përmendet. Xhansu është e vendosur të mos e pranojë më Denisin nëse ai rikthehet, pasi e ka braktisur në kohët më të vështira. Asaj i shpeshtohen paralizat. Dilara rikthehet në shtëpi bashkë me Hazallin. Komisarit i lindin dyshime rreth Demirit por ai është dhe vetë i plagosur pra ka alibi të fortë.
Dilara është e dëshpëruar nga vdekja e Harunit. Xhihan ngushëllon Hazallin për vdekjen e Mithatit. Ozanin e vret ndërgjegjja për sjelljen që ka pasur ndaj Harunit. Xhihan kujdeset për varrimin e Harunit që t’i heqë barrën Dilarës. Në lajme zbulohet se Mithati ishte polic e do zbulonte mafian. Ozani ndihet i tradhëtuar nga Mithati. Xhihan bëhet dyshues se si e parashikoi Haruni atentatin. Demir thotë se atentati ishte kundër tij pasi kishte vendosur të merrej vetëm me punë të ligjshme. Asuman shkon për ngushëllim por Dilara e mohon si motër. Demir djeg provat që Mithat kishte për të. Ozan e nderon Harunin për herë të parë si baba në varrimin e tij. Dilara mendon se Ozan e ka falur dhe e falenderon. Ozan nuk e fal Dilarën dhe i kujton asaj se çdo gjë e bën për t’i shlyer nderin Harunit./ revistawho.com






Tags: Fate te kryqezuara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Fundjava s’premton, meteorologët paralajmërojne vranësira e shira

Kujdes planet për nesër, ja zonat dhe orët kur do të ketë reshje shiu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera