Të hënën Doa dhe Fatih shkojnë bashkë për vizitën tek mjekja. Të dy të emocionuar shohin ekografinë e bebit dhe dëgjojnë rrahjet e zemrës, por nuk e zbulojnë gjininë. Omer shpëton Këvëllxhëmin nga gjyqi. Umut fton Nursemën në një takim. Gjatë bisedës, ai e siguron se mes Alevit dhe Abdullahut nuk ka asgjë. Babai i Doas i bën një ofertë bashkëpunimi Fatihut. A do pranojë ai? Doa i kërkon të atit të qëndrojë larg familjes së Fatihut. Ekografia e bebit i gëzon të gjithë në familjen e Fatihut. Nilaj zbulon se Doa është rikthyer në universitet. Fatih mëson se Doa e ka gënjyer dhe shkon në universitetin e saj. Ai e lëndon Doan duke e kapur për krahu e duke e nxjerrë jashtë me nxitim. Këvëllxhëm sheh sherrin mes tyre dhe i ndalon. Ajo kërkon që Doa të kthehet në shtëpinë e saj.