Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FAVORET SEKSUALE/ Skandali i gjyqtarit, e shoqja bën gati padinë për divorc

04/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FAVORET SEKSUALE/ Skandali i gjyqtarit, e shoqja bën gati padinë për divorc

Gruaja e ish-kryegjyqtarit të Gjirokastrës, të shkarkuar javën e shkuar nga KLD-ja pas skandalit seksual, bën gati padinë për divorc. Razie Boçi mësohet se ka pajtuar një avokat dhe po përgatit procedurat për të kërkuar në gjykatë ndarjen me bashkëshortin, Guximtar Boçin, me të cilin ka dy vajza të rritura. U desh një regjistrim audio i denoncuar në emisionin “Stop” në “Tv Klan” nga një qytetare në Gjirokastër, që marrëdhëniet e çiftit Boçi të thyhen. Burime të afërta të familjes bëjnë të ditur se e shoqja e gjyqtarit, që prej së enjtes kur dëgjoi denoncimin e 40-vjeçares Rudina I., deklaroi se do të kërkonte divorcin, i cili pason një gëzim familjar, siç ishte martesa e vajzës së madhe fundjavën e shkuar, raporton “Panorama”. Kërkesëpadia do të dorëzohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, aty ku 3 vjet ishte kryetar Guximtar Boçi, bashkëshorti nga i cili kërkon ndarjen. Fundjavën e shkuar, pas skandalit, vetë ish-kryegjyqtari në një intervistë për “Panorama”, teksa dha versionin e tij për gjithë sa ndodhi, pohoi se familja i ishte shkatërruar dhe gruaja i kërkoi divorcin.





Skandali që shkarkoi kryegjyqtarin Boçi

Rudina I. i paraqiti emisionit investigativ “Stop” një audio përgjimi nga bisedat me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Sipas gruas, nënë e 2 fëmijëve dhe e divorcuar, ajo i kishte kërkuar ndihmë për një gjyq për çështje pronësie me ish-burrin dhe ish-vjehrrën, por në fakt Boçi i kishte kërkuar lidhje intime. Në denoncimin e bërë nga Rudina, kreu i gjykatës e kishte puthur në zyrë dhe kërkesën për të pasur marrëdhënie me të ia kishte bërë disa herë dhe në ambientet e jashtme. Sipas gruas, kreu i gjykatës i kërkonte seks në këmbim të fitimit të çështjes gjyqësore me palën tjetër. Kur gruaja i është përgjigjur negativisht, atëherë ajo u shpreh se e humbi gjyqin. Nga përgjimet audio të transmetuara në emisionin e së enjtes së shkuar, veç aferës seksuale që kërkonte gjyqtari, dolën të tjera shkelje, për të cilat po verifikon dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Mes tyre dhe dekonspirimi i inspektimit të gjykatës nga KLD-ja dhe ryshfeti për gjyqtarët e Apelit.


Tags: divorcgjyqtarigruaja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
John Legend zgjedh si protagoniste të bijën në këngën e re

John Legend zgjedh si protagoniste të bijën në këngën e re








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera