Dasmë verën që vjen e në muajin mars lindja e bebes, në Shtetet e Bashkuara. Kështu kanë thënë për kopertinën e revistës “Spy”, një nga çiftet më të pëlqyer në Itali por jo vetëm, Chiara Ferragni dhe Fedez. Mediat në vendin fqinjë i përshkruajnë si çiftin më të përfolur të vitit 2017. Ata janë në pritje për t’u bërë prindër por kjo kopertinë jep edhe konfirmimin e parë. E në fakt dy protagonistët nuk e kanë aprovuar por as nuk e kanë përgënjeshtruar. Sipas të njëjtin artikull, blogerja e famshme do të lindë fëmijën e parë në SHBA, ku thuhet se e ka zgjedhur edhe mjekun./ revistawho.com