Matilde, një brune shumë simpatike është e dashura e re e Fedez. Këngëtari u përpoq ta mbante të fshehtë historinë, por paparacët e kapën dhe tani faqet online janë të mbushura me foto të çiftit.
Media italiane “Chi” ka postuar disa foto të Fedez, me një vajzë e cila shihet e mbështjellë me një shall të errët për t’u fshehur. Duket se reperi ka bërë gjithçka për të mbajtur sekret si lidhjen e re ashtu edhe identitetin e të vajzës.
Të dy kaluan një mbrëmje së bashku në një klub milanez dhe më pas u zhvendosën në shtëpinë e tij.