E filluan Big Brotherin si një lojë dhe përfunduan me unazë në gisht. Ata u njohën brenda në muret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku edhe u dashuruan. U bënë ndër çiftet më të preferuara nga publiku, duke shkaktuar edhe protestat e këtij të fundit në momentin që u eleminuan. Por romanca e Xhenit dhe Benardit nuk mbaroi në atë moment, madje duket se sa kishte filluar. Gazeta Express bën me dije se çifti e ka zyrtarizuar marrëdhënien, duke kaluar kështu në stadin e fejesës. Mësohet gjithashtu se Benardi ka takuar familjarët e Xhenit, si dhe kjo e fundit prindërit e Benardit, dhe tashmë po shijojnë pak ditë muaj mjalti.