Deputetja më e re në Parlamentin e Shqipërisë nga rradhët e PDIU, Reme Lela i ka dhënë fund beqarisë.
Në një ceremoni të madhe të mbajtur ditën e djeshme në Dibër, Lela ka zyrtarizuar lidhjen e saj disavjeçare, edhe pse nuk dihet ende se cili është djali fatlum. “Class” ka mësuar se të ftuar kanë qenë rreth 1 mijë persona, ku përveç familjarëve dhe të afërmve nuk kanë munguar personalitete nga bota e politikës dhe medias.
Reme Lala, 22- vjeçe është studente e Financës, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.
Në zgjedhjet e 25- qershorit ajo ia doli të merrte votat e duhura duke i dhënë PDIU një mandat në Dibër, dhe duke zënë një vend të rëndësishëm në Parlamentin e Shqipëisë.
Ajo pritet të marrë detyrën si deputete në shtator të këtij viti.