Gazetari i njohur Eno Popi, i cili jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie, duket se ka vendosur ta çojë një hap më tej marrëdhënien duke i propozuar fejesë të dashurës së zemrës. Foto që sjellim më lart na bën të dyshojmë se unaza që mban në dorë Atena, e dashura e moderatorit, është unaza e fejesës. Bashkangjitur fotos së publikuar, vajza ka shkruar “E lumtur”. Kjo nuk është fotoja e tyre e parë, megjithë dëshirën e Enos për ta mbajtur larg medias këtë histori, në fund edhe ai është dorëzuar dhe ka bërë disa dalje publike me Atenën.