Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin e moderatores Elita Rudi. Pasi ka folur për projektet e tij dhe jetën me Norën, moderatorja nuk ka hezituar ta pyesë dhe për një thashethem, ku Roberti flitet se ka një fëmijë jashtë martese. Për bashkëshortin e këngëtares Nora Istrefi, të gjitha këto janë spekulime pa asnjë kuptim.
“Të gjithë këto mund t’i ndodhin fytyrave publike, që dikush të dalë e të thotë se është fëmija yt. Jo, në rastin tim nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Roberti. Mendohet se këngëtari ka një vajzë rreth 9 vjeçe, e cila jeton në Londër me nënën e saj.