Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fëmijëria, familja, karriera, një rrëfim i rrallë nga Robert Ndrenika!

16/06/2023
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A
Fëmijëria, familja, karriera, një rrëfim i rrallë nga Robert Ndrenika!

Ikona e kinematografis shqiptare, Robert Ndrenika ka bërë së fundmi një rrëfim tepër të ndjerë. Përballë Mira Kazhanit në podkastin e saj, si rrallëherë aktori ka kujtuar fëmijërinë, ka folur për jetën dhe karrierën.





Dy episode fëmijërie.

“Më dërgonin prindërit të mbaja radhën për ushqime, se ishte me radhë atëherë. Sistemi i triskëtimit etj.. Unë isha i vogël, nja 5 a 6 vjeç, por më çonin te radha e burrave. Radha ishte: Një burrë, një grua, pastaj vinte një familje dëshmori, një invalid, një hero i popullit. Kur vinte prapë radha te burri të kalonte një orë. Unë erdha në shtëpi dhe i thashë babait: “O baba, ç’më ke bërë! Po të kishe rënë dhe ti dëshmor që të merrja shpejt ushqimet në radhë” dhe babai më këputi një të sharë dhe e kuptova që duhet ta mbyllja gojën. Thonë disa që gjuha hekur s`është, po hekur thyen”


“Nënën shumë të mirë e kujtoj. Ishte arsimtare. Kishte qenë jetime këtu, e kishin marrë diku në Athinë. Atje kishte studiuar. Kishte bërë shkollë. Madje kur ka ardhur nuk e dinte gjuhën shqipe fare. Avash-avash mësoi dhe gjuhën. U bë dhe arsimtare, por jo e gjuhës, e gjeografisë. Prindërit i kam pasur shumë, shumë të mirë.”

Ndrenika ka zbuluar se konkursin për aktrim nuk e ka fituar me të parën.

Mira Kazhani: Nuk fituat! Robert Ndrenika nuk e ka fituar konkursin për herë të parë.

Robert Ndrenika: Nuk fitova. Edhe një Shpëtim Shëmilli i Elbasanit, edhe një Pëllumb Kulla që është dramaturg, regjisor, edhe ai nuk ka fituar.

Mira Kazhani: Por nuk hoqët dorë nga ëndrra?

Robert Ndrenika: Jo nuk hoqëm dorë. Vitin tjetër që u bë konkursi u futëm të tre madje, pa u njohur me njëri-tjetrin. Vitin tjetër fituam dhe fati ishte që ishim në një kurs katër vjet, për aktor.

Mira Kazhani: Ju pëlqenin se ishit i pashëm apo se kishte tek ju shumë talent në aktrim? Si ka ndikuar paraqitja juaj?

Robert Ndrenika: Radhën e parë më skarcuan sepse isha pak a shumë minoren në trup edhe në bukuri. Isha i paformuar. Gjatë shkollës pedagogët më zbuluan këtë anën profesionale, anën e talentit.

Mira Kazhani: Cila ishte pika juaj e fortë sipas pedagogëve të kohës?

Robert Ndrenika: Profesorë kam pasur Luarasin dhe Spahivoglin, ose Spahivoglin dhe Luarasin. Njëri kishte studiuar në Rusi, tjetri në Hungari. Pedagogë shumë të mirë. I ndrittë shpirti atje ku janë.

Mira Kazhani: Kur e takove Poliksenin, dashurinë tënde të jetës? Gjatë kohës kur ishe student?

Mira Kazhani: Ku u takuat për herë të parë?

Robert Ndrenika: Këtu në Tiranë. Edhe ajo kishte bërë Liceun Artistik. Mirëpo unë nga eksperienca e familjes time, edhe nga ajo që shihja aktorë burrë e grua në një punë, që në fillim mbase ishin, po pastaj kishte edhe sherre dhe konflikte dhe nga eksperienca që mëmën e kisha arsimtare, ishte më e lehtë puna dhe ndërroi degën Polikseni, u bë arsimtare për Gjuhë-Letërsi.

Mira Kazhani: E bëri për ju këtë sakrificë? Ia kërkuat ju apo e bëri vetë se e ndjeu, për dashurinë tuaj?

Robert Ndrenika: Po të dyja mund të thuash. Edhe njëra, edhe tjetra. Po nuk i doli keq edhe si arsimtare, për arsyen se bëri dy vajza. U bë një familjare e mirë, kurse teatri ka qenë i vështirë, jo vetëm për atë, po ka qenë i vështirë për turnera, për familjarët ka qenë i vështirë.

Mira Kazhani: Edhe për burrat po thoni, sepse duhet të ikje nga shtëpia.

Robert Ndrenika: Një shembull është i ndjeri Sandër Prosi. Nuk na dilte dieta, edhe thoshte: Ore s`dua dietë. Mbajeni juve dietën. Mua më jepni vetëm për të ngrënë. Më jepni dy paketa Partizani (cigare), dy kafe, edhe s`dua dietë. Se puna ishte të mos merrnim nga rroga. Rroga duhej për në shtëpi, për familjen.

Po për marrëdhënien me bashkëshorten?

Mira Kazhani: Keni shkuar shumë mirë me Poliksenin.

Robert Ndrenika: Relativisht mirë.

Mira Kazhani: Pse thua “relativisht mirë”?

Robert Ndrenika: Po se s`ka burrë edhe grua që të shkojnë kaq mirë sa thua ti. Nuk besoj të ketë. Bëjnë ç`bëjnë, vitin e parë mundet, po nga viti i dytë e mbrapa fillojnë dhe sharjet, ofendimet që s`mund të thuhen këtu.

Mira Kazhani: Jo nuk do t`i themi, por më pëlqen sinqeriteti juaj.

Robert Ndrenika: E dinë gratë e aktorëve se ç`kanë hequr (qesh).

Mira Kazhani: E di dhe Polikseni.

Robert Ndrenika: Po edhe ajo e di atje ku është, në Shën Spiridhon.

Mira Kazhani: Ka qenë xheloze Polikseni? I linit vend vetes ju për xhelozi?

Robert Ndrenika: Edhe mund të ketë qenë.

Po me rrjetet sociale, çfarë e lidh?

Mira Kazhani: Po Facebook-un e beson? Je aktiv herë pas here.

Robert Ndrenika: Të vërtetën e besoj.

Robert Ndrenika: Mundohem ta dalloj, por them që e dalloj.

Mira Kazhani: Komentet negative diskutohen shumë. Edhe juve si Robert Ndrenika që ju duan të gjithë shqiptarët…

Robert Ndrenika: Po padashje kam hyrë dhe në Facebook (qesh). Në fillim nuk e kuptoja fare.

Mira Kazhani: Ju kam parë që Ana Maria ju nxjerr shpesh në TikTok. Ju e dini çfarë është TikTok-u?

Robert Ndrenika: Kohët e fundit kam mësuar. Se edhe në TikTok nganjëherë shoh ca gjëra me vlerë.

Mira Kazhani: E ke në celular TikTok-un?

Robert Ndrenika: Besoj që e kam.

Mira Kazhani: E ke me emrin tënd?

Robert Ndrenika: Jo, jo. Nuk e di të kem vënë emrin tim në TikTok. Po që më dërgojnë TikTok-e sa të duash, më dërgojnë.

Mira Kazhani: Të pëlqen interneti? Kjo koha e internetit si të duket?

Robert Ndrenika: Po, se kaloj një pjesë të mirë të kohës time me këtë. Kështu që nuk mund të them që nuk më pëlqen.

TiranaPost*

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Next Post
“Ambasador i Paqes”, gazetari Ervin Kurti nderohet me çmimin e veçantë!

"Ambasador i Paqes", gazetari Ervin Kurti nderohet me çmimin e veçantë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera