Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Fëmijët, 10 rregulla të thjeshta për t’i vënë në gjumë

23/05/2021
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Fëmijët, 10 rregulla të thjeshta për t’i vënë në gjumë

“Fëmijët flenë pak dhe keq!”. Ky është paralajmërimi që vjen nga pediatrit. Motivet më të shpeshta lidhen me periudhën e përgatitjes për të fjetur. Situata komplikohet edhe më tepër në periudhën e adoleshencës kur një pjesë të kohës së gjumit i dedikohet diskotekës apo kompjuterit. Një trup jo i ngopur me gjumë, ndikon në sjelljen tonë gjatë ditës. Gjithsesi për t’u kthyer tek fëmijët e vegjël, nga specialistët këshillohen disa hapa të thjeshtë të cilët ndihmojnë për një gjumë të qetë dhe më të gjatë. Më poshtë ju paraqesim 10 rregulla sipas të cilat prindërit mund të vënë në gjumë fëmijët e tyre.





  1. Të darkoni në një orar të përcaktuar pa i dhënë fëmijës shumë lëngje
  2. Evitoni që gjatë pasdites apo darkës t’i jepni fëmijës suaj produkte farmaceutike, ushqime apo lëngje që përmbajnë kafeinë apo teofilinë (coca-cola, çokollatë, kafe, çaj).
  3. I bëni banjë para se të hajë darkën dhe jo më pas. Për disa fëmijë dushi para konsumimit të darkës mund të jetë me të vërtetë irrituese.
  4. Mos lejoni që fëmijët tuaj të luajnë me lodrat e tyre gjatë orëve të pasdites së vonë. Kjo gjë mund të sjellë acarim të fëmijës.
  5. Evitoni fjetjen e shpeshtë dhe të gjatë të fëmijës suaj gjatë ditës.
  6. Mbani fikse oraret e fjetjes dhe zgjimit.
  7. Krijoni një ritual të fjetjes (përshëndesni lodrat, tregoni një përrallë, këndoni një ninullë etj).
  8. Ndihmoni fëmijën që të krijojë lidhjen midis gjumit dhe shtratit. Ai duhet të mësohet që të flejë vetëm, mundësisht gjithmonë në krevatin e tij dhe me thuajse të njëjtat kushte. Evitoni në maksimum që ta zërë gjumi në krahët tuaj.
  9. Nëse fëmija është i irrituar, qëndroni me të derisa të qetësohet, por gjithmonë duke u larguar nga dhoma para se ta ketë zënë gjumi.
  10. Nëse fillon të qajë gjatë natës, është mirë që të mos i shkoni menjëherë pranë shtratit. Prisni një ose dy minuta dhe pastaj shkoni ta qetësoni gjithmonë në dhomën e tij. Qëndroni sa më pak të jetë e mundur dhe pastaj largohuni. Nëse fillon të qajë sërish, atëherë prisni pak më gjatë se herën e parë (nga dy në pesë minuta) dhe pastaj paraqituni në dhomën e fëmijës. Gjithmonë kini parasysh që fëmija duhet ta zërë gjumi vetë./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Angela Martini feston ditëlindjen me shënimin e hershëm të së ëmës

Angela Martini feston ditëlindjen me shënimin e hershëm të së ëmës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera