Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, titujt brenda familjes mbretërore ndryshuan, teksa djali i saj Charles III u shpall mbreti i ri.
Por duket se nga këto ndryshime përfitojnë dhe më të vegjlit e kësaj familjeje, që janë fëmijët e William-it dhe Kate.
Mbreti Charles III njoftoi në fjalimin e tij të parë publik drejtuar kombit të premten, se William-i po ndjek hapat e babait të tij si princi i Uellsit. Dhe Kate është bërë personi i parë që nga Diana, që përdor titullin e princit të Uellsit dhe kjo do të thotë se tre fëmijët e tyre tani do të njihen si princi George i Uellsit, princi Charlotte e Uellsit dhe princi Louis i Uellsit.
Duke iu drejtuar vendit, mbreti, 73 vjeç, tha: “Sot, jam krenar që të shpall Uilliamin si Princin e Uellsit, vendin, titullin e të cilit kam qenë kaq i privilegjuar të mbaj gjatë gjithë jetës dhe detyrës sime.
“Me Katerinën pranë tij, princi dhe princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin me devotshmëri”, vazhdoi ai.
Dhe me marrjen e titullit të ri, rritet dhe vlera e pasurisë individuale që fëmijët zotërojnë.
Edhe pse vetëm 9 vjeç, pasuria individuale e princ George-it vlerësohet në 500,000 £, por pritet të rritet nga ajo që do të trashëgojë nga familja e tij, duke e çuar vlerën e tij neto të vlerësuar deri në 2.4 miliardë paund.
Si mbreti i ardhshëm pas William, George do të kishte akses në fonde të tilla si Dukati i Lancasterit, si dhe nga qeveria përmes Grantit Sovran sapo të rritet. Vlera e tij neto ndikohet nga trashëgimia e tij e ardhshme, por edhe nga ndikimi global që ai ka pasur në ekonomi, veçanërisht në industrinë e modës.
Princi George dhe princesha Charlotte adhurohen për veshjet e tyre në modë, me prindërit në mbarë botën që përpiqen të riprodhojnë veshjet.
Ndikimi i princit në modë është quajtur efekti “Prince George”, por ndikimi i tij në ekonomi u zbeh nga motra e tij më e vogël.
Sipas një studimi të vitit 2021 nga Electric Rides on Cars, ndikimi i Charlotte në ekonomi ishte 1 miliard paund më i madh se vëllai i saj, George.








