E gjithë bota online po qesh (ose s’po u beson syve) me një video që është bërë virale në rrjetet sociale, ku një familje mëson live, në një video-thirrje, se burri që dikur ka qenë në një “situationship” me mamanë e tyre… është zgjedhur Papa i ri!
Gjithçka u zbulua përmes një videoje nga Louisa Melcher, e cila postoi momentin kur ndodhi zbulimi në grup. “Reagimi i familjes sime kur morën vesh se ish-i i mamit tim është Papa i radhës”, shkroi ajo në videon që shpërtheu në rrjet.
Po, e lexuat mirë. Ish-partneri (ose më saktë, siç u sqarua, një “situationship” – pra një lidhje pa status të qartë, mes romancës dhe miqësisë) i një gruaje, me të cilin ajo kishte dalë në moshën 19-vjeçare, është tanimë kreu i Kishës Katolike.
Kamera kap reagimet e sinqerta dhe kaotike të fëmijëve që shpërthyen mes habisë dhe humorit. Dhe interneti… nuk humbi kohë:
“O Zot, s’ka mundësi!”,
“Kjo është ngjarja ime e preferuar në epokën moderne digjitale dhe historike”,
“Është kaq komike”,
“Jooo, s’ka mundësi” – janë vetëm disa nga komentet që kanë pushtuar seksionet e rrjeteve sociale.
Pavarësisht nëse historia është reale apo jo, një gjë është e sigurt: është bërë simbol i kaosit digjital dhe humorit modern. Dhe ndërkohë që të gjithë po mendojnë për zgjedhjen e Papës së ri, dikush ndoshta po lutet: “Uroj thjesht që ish-i im të mos bëhet kurrë më i suksesshëm se unë!”








