Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Femra, kështu mund ta bëni çdo mashkull për vete

13/08/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Femra, kështu mund ta bëni çdo mashkull për vete

Më në fund e njohët njeriun që ju intereson, keni lidhur miqësi dhe simpatizoheni; tani problemi qëndron në atë se si ta bëni për vete e ta ndaloni që të shkoj të mbas femrave të tjera.
Një gjë është e qartë, nëse bëhet një kërkim sociologjik mbi argumentin, femra po merr gjithnjë e më tepër një rol më aktiv në joshje. Në gjeneratat e reja, s’është aq e rrallë që ajo të bëjë përpara, t’i kërkojë numrin e telefonit e të dalin. Pak e nga pak është duke u shembur edhe një tjetër shtyllë e pushtetit mashkullor, transmeton Telegrafi.





Gjithmonë e më shumë është ajo që merr iniciativën për të mikluar djemtë. A është e drejtë të hedhësh ti hapat e para e t’i dalësh hapur kur njeh një djalë të mirë, por aq të mirë sa të humbasësh gjumin?

Jemi dakord për një rol më aktiv të femrës në joshje, por gjithmonë s’duhen kaluar disa kufij. Është e drejtë të merret iniciativë, por nuk duhet të bëheni kurrë cipëplasura, shkruan psikologu italian Gianni Gargione.


Ftojeni për të dalë, por gjeni gjithmonë një sebep: një koncert, një shfaqje, një lojë sporti etj. Nëse pas dhjetë telefonatash, pasi keni dalë shtatë e tetë herë së bashku, keni folur gjerë e gjatë dhe ai nuk vendos të bëjë përpara, më mirë lëreni fare atë punë. Mirëfilli nuk i pëlqeni aq sa duhet e ka gjëra të tjera në kokë.

Puna ndryshon nëse ai nuk bën përpara jo sepse nuk i pëlqeni, por ngase është i ndrojtur apo qullash. Në këtë rast s’ka asgjë të keqe nëse i jepni “një të shtyrë”. Atë që nuk arrin ta bëjë “mashkulli” e bën” femra”. Në rastin e parë që do të gjendeni vetëm, mbështetuni tek shpatulla e tij e shtrëngojeni pas vetes me dashuri, po të jetë se nuk ju puth, mbërthejeni e jepini një të puthur të zjarrtë në buzë.

Nëse iu përgjigjet si Dastin Hofman në filmin “Njeriu i shiut”: “I lagësht”, është pa dyshim një torollak. S’do arrini kurrë të nxirrni dhjam nga pleshti. Më mirë varjani e kërkoni një tjetër që të jetë më mashkull.

Gjithsesi kujdes, “metoda aktive”, domethënë femra që i vërdalloset mashkullit s’është dhe aq pa rreziqe. Me një fjalë, merrni iniciativë, dakord, por kurrë s’duhet të futeni në gojën e ujkut. Nëse keni qenë ju që i erdhët vërdallë, mos shkoni menjëherë në shtrat, edhe pse e dëshironi. Jepini të kuptojë se dëshironi një marrëdhënie dashurore, jo një aventurë, gjëra të tilla bëhen kur jeni e sigurt në dashurinë e tij. Nëse ai s’ka qëllime të mira, shpesh lodhet e largohet.

Por mos ekzagjeroni, mos e mbani gjatë mbi gjemba, përndryshe mund të largohet edhe nëse ju do.

Një tjetër dinakëri që duhet përdorur është kjo, të prezantoheni edhe t’i telefononi, po mos ia bëni jetën dhe aq të lehtë. Nëse e shihni se ai nuk bën asgjë, lëreni për njëfarë kohe. Taktika juaj duhet të jetë kjo: fitoni kohë, herë një hap para e herë një hap mbrapa. Kërkojini të dilni, por nëse nuk tregon shumë interes lëreni për njëfarë kohe, pastaj kthehuni përsëri në sulm.

Kur ju kërkon ai që të dilni mos i thoni menjëherë “po”, i thoni se keni punë, por do të bëni të pamundurën që të jeni e lirë. Bëhuni e vlefshme, bëni përpara vetëm kur e shihni se ai nuk vendos. /Telegrafi/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Ndërtohet hoteli i hapur ne natyrë (FOTO)

Ndërtohet hoteli i hapur ne natyrë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera