Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

FEMRA – MESHKUJ / 26 ndryshimet që na bëjnë të veçantë, që nga pamja deri te ndjesitë

29/03/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
FEMRA – MESHKUJ / 26 ndryshimet që na bëjnë të veçantë, që nga pamja deri te ndjesitë

 





Era e trupit

Era e trupit të meshkujve është shumë më ngacmuese sesa e femrave.


Agresiviteti

Meshkujt janë më agresivë, apo më të prirur për të përdorur fuqinë fizike. Burim i kësaj, është hormoni i testosteronit. Ndërkaq, femrat, kundër këtij faktori luftojnë dhe kundërvihen me fjalë.

Sporti

Në aspektin sportiv, meshkujt janë më të shpejtë sesa femrat, ndërkaq femrat janë më të durueshme se meshkujt.

Gjaku

Te meshkujt ka 4.5 litra gjak, te femrat 3.6 litra. Tensioni i meshkujve është më i lartë se i femrave 140/88, te femrat 130/88.

AIDS

Nga katër të sëmurë me AIDS, vetëm një është femër, ndërsa tre meshkuj.

Noti

Shkaku i posedimit të shtresës dhjamore nën lëkurë, i bëjnë ato notuese më të shkathëta se meshkujt.

Krizat

Te femrat sindromat gjatë menopauzës zakonisht shfaqen me temperaturë, pagjumësi, shtim në peshë, djersitje gjatë natës dhe tharje të vaginës, ndërsa te meshkujt gjatë fazës së andropauzës, nuk ndodh pothuajse asnjë ndryshim i dukshëm.

Nxehtësia e trupit

Nxehtësia e trupit te meshkujt është më e madhe se sa te femrat, ndërsa sasia e ujit që mbulon trupin e mashkullit është 60-70%, tek femrat uji zë 50-60%.

Organet gjenitale

Organet gjenitale te meshkujt gjenden jashtë dhe janë më të ekspozuara ndaj lëndimeve, ndërsa te femrat organet janë të fshehura dhe janë më të mbrojtura.

Skeleti

Krahët, duart dhe këmbët te meshkujt janë më të gjatë. Eshtrat i ka më të rënda dhe ndien më shumë dhembje. Ndërkaq, eshtrat e ijëve te femrat janë më të gjera.

Telat e zërit

Te femrat, telat e zërit janë më të shkurtër, dhe për këtë zërin e kanë më të hollë e të mprehtë.

Organet e ndijimit

Shqisat e dëgjimit dhe nuhatjes te femrat janë më të forta sesa te meshkujt. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit. Për sa i përket syrit, mashkulli është më i saktë në ndarjen e detajeve sesa femra.

Harxhimi i energjisë

Mashkulli në kushte pasive harxhon 39.5 kalori, femrat 37 kalori. Nevojat ditore të mashkullit për kalori janë 2700, për femrat 2000.

Yndyra

Yndyra te meshkujt gjendet pothuajse përgjysmë sa gjendet te femrat. Te femrat yndyra gjendet rreth 3.5 kg më shumë se te meshkujt. Yndyra tek meshkujt grumbullohet në bark, ndërsa te femrat ajo mblidhet në kofshë e bark etj.

Sëmundjet

Meshkujt gjatë jetës sëmuren rreth 40 ditë më shumë se femrat.

Flokët

Flokët e femrës janë më të shpeshta dhe më të forta se të meshkujve. Rrënja e flokëve te femrat është më e thellë, 2 milimetra dhe për këtë ato bien më ngadalë se te meshkujt.

Lëkura

Meshkujt kanë 1.8 metra katrorë lëkurë, ndërsa femrat 1.6 metra katrorë. Lëkura e femrave është më e hollë dhe më e thatë, dhe për këtë arsye është më e ndjeshme.

Masturbimi

Rreth 92% e meshkujve masturbohen, ndërsa femrat rreth 62%.

Ushqimi

Për sa i përket peshës së njëjtë të meshkujve dhe femrave, meshkujt kanë më shumë nevojë për ushqim, sepse metabolizmi i meshkujve punon më shpejt.

Vajtimi

Femrat qajnë më shumë se meshkujt, 5 herë, zakonisht ndërmjet orës 19:00-22:00.

Rrahjet e zemrës

Zemra e meshkujve është më e madhe se e femrave, por dhe rrahjet i ka më të vogla, në minutë zemra e mashkullit rreh 72 herë, ndërkaq zemra e femrave rreh 80 herë në minutë.

Plakja

Meshkujt plaken më shpejt se femrat. Një femër 55-vjeçare posedon 90% të fuqisë së trupit së saj, kurse meshkujt 70%. Sistemi i qarkullimit të gjakut te një mashkull 35-vjeçar është e njëjtë me një femër 50-vjeçare. Pika e dobët te femrat është lëkura, e cila është më e hollë. Femrat faktin dhe procesin e plakjes e pranojnë shumë më lehtë se meshkujt.

Puberteti

Faza e pubertetit te meshkujt sillet në moshën 10-15, ndërsa te femrat 9-14.

Jetëgjatësia

Meshkujt jetojnë mesatarisht 71.5, femrat 78 vjet.

Përmasat e trupit

Një mashkull mesatarisht është i gjatë 175 cm dhe 73.5 kg, dimensioni i gjoksit 98.5, beli 80.4 cm. Te femrat mesatarja është: gjatësia 160 cm dhe 61.2 kg, gjoksi 90.1, beli 74.3 cm.

“Molla e Adamit”

“Molla e Adamit” është karakteristikë vetëm te meshkujt.

Frymëmarrja

Meshkujt në minutë marrin rreth 16 herë frymë, femrat marrin rreth 20-22 herë në minutë. Ndërkaq, sasia e thithjes së oksigjenit në ditë, e të dy gjinive është e njëjtë, 12000 litra oksigjen.

Tags: femratmeshkujt
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Video/ Elvana i gëzohet flokëve të reja

Video/ Elvana i gëzohet flokëve të reja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera